njoftim punesim

[:sq]Njoftim punësimi[:]

[:sq]

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, referuar nevojave të mësimdhënies në fakultetet dhe departamentet, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:

 

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

 

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE KOPMJUTERIKE

 

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme (3 vende të lirë) si më poshtë:

 

3 (tre) personel akademik të profilit  Teknologji Informacioni, Informatikë, Inxhinieri Informatike, Informatikë Ekonomike.

 

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.

 

  1. TË INTERESUARIT PËR VENDET E MËSIPËRME DUHET TË PLOTËSOJNË KRITERET E MËPOSHTME:

 

  1. Kriteret seleksionuese dhe përzgjedhëse të kandidatëve:
  1. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga totali i pikëve sipas tabelës së pikëzimit bashkangjitur.

Përzgjedhja e kandidatëve do bëhet duke respektuar prioritetet si më poshtë:

  1. Student në ciklin e studimeve Doktor Shkencash në profilet e Shkencave Kompjuterike brenda ose jashtë vendit.
  2. Të diplomuar në Master i Shkencave në profilet e Shkencave Kompjuterike jashtë vendit të njohura dhe ekuivalentuara diplomat nga MAS.
  3. Të diplomuar në Master i Shkencave dhe Bachelor në Universitetet publike brenda vendit, në profilet sipas pozicioneve të përshkruara më sipër.

 

  1. Nëse në këtë konkurim paraqiten kandidat të cilët nuk plotësojnë kualifikimin sipas kritereve të vendosura nga MAS, përzgjedhja e kandidatëve të bëhet bazuar në tabelën e pikëzimit të kandidatëve të paraqitur, për të përmbushur plotësimin e ngarkesës mësimore të vitit akademik 2017-2018.

 

 

  1. SISTEMI I PIKËZIMIT PËR VLERËSIMIN E DOSJEVE TË KANDIDATËVE

Vlerësimi i kandidatëve për punësim si staf akademik më kohë të pjesshme bëhet sipas pikëve të mëposhtme:

 

Shkollimi

  • Për çdo 1/10 mbi notën mesatare tetë –                                        vlerësimi me 0.5 pikë.
  • Doktoraturë në vazhdim në fushat e kërkuara.                                                10 pikë.

 

Grada Shkencore/Titulli Akademik

  • Doktor i shkencave në fushat e kërkuara.                                                       30 pikë.
  • PhD ne Universitet Perëndimore në fushat e kërkuara                                   40 pikë.
  • Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara                                                        50 pikë.
  • Profesor Doktor në fushat e kërkuara                                                             70 pikë.
  • Doktor i Shkencave në fusha të përafërta me fushat e kërkuara.

 

Eksperienca ne IAL

  • Eksperienca në mësimdhënie ne IAL publike, me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total, me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë ne total.

 

Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit.

  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare                          2 pikë për çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore kombëtare                                 1 pikë për çdo artikull.
  • Pjesëmarrje në konferenca kombëtare ose ndërkombëtare     1 pikë për çdo konference.

 

 

 

  1. PROCEDURA DHE DOKUMENTACIONI PËR PUNËSIM.

 

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për personel akademik i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Degës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  2. Fotokopje të diplomës/diplomave, të noterizuar/a;
  3. Fotokopje të certificates së notave të noterizuar;
  4. Fotokoje të dëshmive të ndryshme kualifikimi, të noterizuara;
  5. Fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare/ndërkombëtare profesionale, shkencore ose punime të tjera;
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop,
  7. Fotokopje e librezws sw punws, apo cdo document qe verteton eksperiencen ne mesimdhwnie ne IAL publike.
  8. Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
  9. Deklaratë nga kandidati aplikues për konfliktin e interesit;
  10. Preferohen dhe dy letra vlerësimi (jo domosdoshmerisht), nga vlerësues me grada dhe tituj.
  11. Dëshmi të gjendjes gjyqësore të lëshuar nga autoriteti përgjegjës apo vetedeklarim.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

 

Universiteti “Ismail Qemali”

Fakulteti i Shkencave Teknike

Departamenti ku drejtohet aplikimi

Kryesekretaria e Fakultetit

 Vlorë

 

Mbi zarf të shënohet pozicioni përse aplikohet.

Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

 

Afati i pranimit të aplikimeve është 1(një) javë kalendarike pas shpalljes në faqen zyrtare të internetit të UV-së. Njoftimi shpallet edhe në vendet e njoftimeve në universitet.

 

 

Procedura e konkurimit fillon menjëherë pas publikimit të vendit të lirë të punës dhe përzgjedhja zhvillohet sipas përcaktimeve në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

  1. Një komision i veçantë ad hoc, i ngritur pranë Departamentit , sipas parashikimeve statutore dhe të vendimit 41/2016 të Senatit akademik, bën vlerësimin e dosjeve të dorëzuara nga kandidatët, dhe shpall kandidatët fitues.
  2. Kryesekretaria e Fakultetit të Shkencave Teknike bën njoftimin e kandidatëve fitues dhe atyre që nuk përzgjidhen (jo fitues).
  3. Kandidatët jo fitues kanë të drejtën e animimit tek Dekani brenda 5 ditëve pas marrjes dijeni të vendimit nga Komisioni ad hoc.
  4. Dekani i përcjell Rektorit listën përfundimtare të fituesve të shpallur nga Komisioni ad hoc, për lidhje të kontratës së punës.

 [:]