njoftime

[:sq]Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve me Departamente të Universiteteve brenda vendit  më datë 28. 06. 2019 në Departamentin e Shkencave Kompjuterike u zhvillua takim me pedagogë dhe studentë të Departamentit të Informatikës të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër.[:]

[:sq]

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve me Departamente të Universiteteve brenda vendit  më datë 28. 06. 2019 në Departamentin e Shkencave Kompjuterike u zhvillua takim me pedagogë dhe studentë të Departamentit të Informatikës të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër.

Në këtë takim ishin të pranishëm pedagogë dhe studentë të degës Informatikë të ardhur nga Universiteti i Shkodrës si dhe pedagogë dhe studentë të Departamentit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit të Vlorës.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe  bashkëpunimi për të arritur në një  marrëveshje dypalëshe.  Në takim u diskutuan cështjet si më poshtë:

  • Shkëmbim të stafit akademik
  • Shkëmbim studentësh në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve
  • Organizimin e përbashkët të kërkimeve shkencore dhe publikimeve
  • Organizimin e përbashkët të konferencave shkencore dhe seminare akademike

 

 

 

[:]