njoftime

[:sq]Ndërtim Kapacitetesh nëpërmjet projekteve në UV (CBHE info session)[:]

[:sq]
Universiteti i Vlorës do të organizojë në datën 15.10.2020 takimin online me temë “Ndërtim kapacitetesh në UV përmes projekteve Erasmus +, Arritjet dhe Sfidat”.

Përveç prezantimit të objektivave dhe arritjeve të projekteve, ky takim do t’u japë mundësi pjesëmarrësve të kenë një pamje të qartë në lidhje me sfidat me të cilat përballen IAL-të gjatë jetës së projektit CBHE si dhe të propozojnë zgjidhje për t’i kapërcyer ato.

Aktiviteti do të organizohet online me pjesëmarrjen e personelit akademik, Zyrat e Marrëdhënieve me Jashtë, studentë dhe bashkëpunëtorë.

Më shumë infomacione mbi aktivitetin i gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.erasmusdays.eu/event/capacity-building-uv-through-erasmus-projects-achievements-and-challenges/

[:]