[:sq]Misioni i Departamentit të Gjuhëve të Huaja[:en]Mission[:]

[:sq]Misioni 

Misioni i Departamentit të Gjuhëve të Huaja mbështetet në këto shtylla kryesore:

  1. Mësimdhënie
  2. Kërkim shkencor
  3. Shërbime për të tretë

Në mësimdhënie, përmes diplomave të ciklit të parë të studimeve,  Departamenti i Gjuhëve të Huaja synon t’u japë studentëve një formim gjuhësor dhe shkencor me drejtim human me qëllimin që ata të jenë në gjendje të ndjekin kurse më të përparuara studimi apo të marrin një drejtim në ato fusha ku aftësia për të përdorur gjuhën e huaj me efikasitet dhe ndjeshmëri është thelbësore. Diplomat e ciklit të dytë të studimeve, “Master profesional”, synojnë përgatitjen e mësuesve të ardhshëm të gjuhës së huaj për ciklin e lartë të arsimit bazë (CLAB), kurse  programi “Master i Shkencave në përkthim-interpretim” përgatitjen e përkthyesve të ardhshëm.

Gjithashtu, departamenti ofron kurse të nivelit fillestar dhe mesatar në gjuhën angleze, italiane, frënge, gjermane, spanjolle, si dhe kurse gjuhe për qëllime të posaçme për të gjithë studentët e UV-së.

Në kërkim, stafi i këtij departamenti është angazhuar dhe angazhohet vazhdimisht në veprimtari shkencore, kryesisht pjesëmarrje në konferenca, botime të artikujve dhe botimeve të tjera shkencore, organizim aktivitetesh të ndryshme shkencore si konferenca, seminare, summer school etj. Në vëmendje të veçantë mbetet përfshija e studentëve në këto aktivitete.

Shërbime për të tretë nënkupton shfrytëzimin e të gjitha mundësive ligjore, logjistike dhe njerëzore për të realizuar veprimtari ekstrakurrikulare dhe në dobi të stafit sipas përcaktimeve në ligj dhe statut. Këto mund të përfshijnë kërkim shkencor, trajnim, mësimdhënie të gjuhës së huaj e përkthime për të tretë.[:en] [:]