Informacion

[:sq][:sq]Biblioteka Qendrore e Universitetit është në korpusin kryesor të Universitetit dhe mban emrin e humanistes Nermin Vlora Falaschi, Ambasadore e Kombit Shqiptar. Biblioteka “Nermin Vlora Falaschi”, me përfaqësues MSc. Albert Habazaj, trajnuar dhe çertififikuar për të gjitha nivelet në standartin ndërkombëtar të përshkrimit bibliografik, nga IZUM, Slloveni, rrjeti COBISS. Net, është përfshirë në sistemin COBBISS.AL.

  1. Qysh gjatë vitit 2012, Bilbioteka e Universitetit tonë pati mundësinë të ishte pjesë e promovimit të realizuar në kuadër të projektit Electronic Resources for Albania (ERA 2012 Project), ku një pjesë e pedagogëve dhe studentëve u regjistruan dhe patën dobi në marrjen e informacionit të duhur online, në kohë të shpejtë.
  2. Është bërë tashmë traditë e Bibliotekës sonë respektimi i 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme, me synimin e qartë që çdo ditë e vitit akademik të jetë 23 Prill, me qëllimin fisnik që libri të jetë diell për pedagogët e studentët tanë. Këto veprimtari, në funksion të edukimit të dashurisë ndaj librit universitar, shkencor e kulturor janë pasqyruar dhe në mediat lokale.
  3. Sipas detyrës së ngarkuar nga rektori i Universitetit, Prof. Dr. Roland Zisi, në bashkëpunim me 4 dekanët e fakulteteve dhe shefat e departamenteve, kemi hartuar “Listën e Librave për UV për vitin akademik 2017-2018” me literaturën e nevojshme bashkëkohore manuale dhe online, sipas kritereve të duhura me autor, titull, botues, datë botimi, çmim dhe ISBN për librat, si dhe ISSN për revistat shkencore.
  4. Kemi përfunduar hedhjen me programin EXCEL të inventarit të literaturës, që ka gjendje Biblioteka, proces që vijon me pasurimin e saj në kohë, gjë të cilën do ta digjitalizojmë gjatë kohës, sipas udhëzimeve të ISBD – ve.
  5. Qysh me fillimin e vitit 2013, Biblioteka e Universitetit të Vlorës, së bashku me bibliotekat universitare të Tiranës dhe atë të Universitetit të Shkodrës pati mundësinë të përfshihet në sistemin kombëtar bibliografik COBISS.AL, sipas kushteve të përgjithshme të bashkëpunimit dhe shkëmbimit pa pagesë të regjistrimeve bibliografike në rrjetin COBISS. Net. Aktualisht janë 29 të tilla në Shqipëri, universitare dhe publike të përfshira në këtë sistem rajonal ndërkombëtar. Përveç Akademisë së Shkencave, (me ankronimin BASH) dhe Bibliotekës së Kryeministrisë (BKRY), ndër ato universitare janë çertifikuar dhe funksionojnë në sistem: Biblioteka Shkencore e Universitetit Politeknik, Tiranë (UPT), me 3 fakultetet e tij: Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (UPTFIN), Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave (UPTFGM), Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike (UPTFIE); Universiteti i Tiranës me 4 fakultetet e tij: Fakulteti i Shkencave Natyrore (UTFSHN), Fakulteti i Drejtësisë (UTFDT), Fakulteti i Shkencave Sociale (UTFSHS), Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë (UTFHF); Biblioteka shkencore e Universitetit Bujqësor i Tiranës (UBT), Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT); Universteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër (USH); Universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër (UGJ); Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë (UVL),Universiteti Europian i Tiranës (UET), Komanda e Doktrinë së Stërvitjes (KDS), Universteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UDU); Universteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan (UEL) dhe Shkolla e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë (SHMT).

[:en] [:]

If

They will always include a reference back to ozzz.org their very own websites.

the assignment is something complex and demands them to understand the facts, the next choice may be the most appropriate for them.

[:en] [:]