FSHP – Departamenti i Infermierisë

Mirësevini në Departamentin e Infermierisë!

Departamenti i Infermierisë është një nga Departamentet më të vjetër të Universitetit “Ismail Qemali”, i hapur në kuadrin e Fakultetit të Infermierisë qysh në hapat e para të këtij  Universiteti në vitin 1994.

Gjithnjë e më tepër po rriten kërkesat për një asistencë infermierore bashkëkohore, në përputhje me nevojat e zhvillimit dhe shëndetit komunitar. Spektri i kompetencave infermierore po vjen duke u zgjeruar vazhdimisht dhe programet që ne ofrojmë synojnë formimin e specialistëve të infermieristikës për të sotmen e për të ardhmen.

Departamenti ynë ofron mundësi jo vetëm për formimimin infermieror bazë, por edhe për karrierë infermierore të mëtejshme nëpërmjet diplomave të nivelit të dytë për mastera profesionale dhe shkencorë, ku përfshihen edhe studime në fushën e edukimit dhe menaxhimit infermieror. Diplomat që ofron ky department kanë qenë ndër më të kërkuarat në vite dhe aktualisht në këtë departament studiojnë mbi 500 studentë me kohë të plotë dhe  120 studentë  me kohë të pjesshme.