njoftime Njoftime FSHP

[:sq]Departamenti i Kujdesit Shëndetësor, pranë Fakultetit të Shëndetit Publik, organizoi në datë 22-12-2018 dy seminare[:]

[:sq]

Departamenti i Kujdesit Shëndetësor, pranë Fakultetit të Shëndetit Publik, organizoi në datë 22-12-2018 dy seminare, të akredituar nga QKEV me nga 6 kredite secila.

Seminaret titulloheshin: “Përmirësimi i njohurive të personelit infermieror në lidhje me Proçesin Infermieror gjatë kujdesjeve infermierore” me koordinatore aktiviteti pedagogen Rudina Çerçizaj dhe “Sindromi menopauzal dhe impakti mbi cilësinë e jetës” me koordinatore Dr.Rezarta Lalo. Seminaret e u zhvilluan në ambientet e Godinës D të Universitetit ‘Ismail Qemlai’ Vlorë. Me pjesëmarrjen e gjerë të infermiereve të shërbimeve shëndetësore parësore dhe dytësore të rrethit të Vlorës, si dhe me pjesëmarrjen dhe kontributin e studentëve të programeve master ne FSHP.

Kujdesi infermieror kryhet në shumë forma. Ndonjëherë ajo është aftësia për të bërë dikë që të ndihet mirë fizikisht me mënyra të ndryshme. Herë të tjera ajo është aftësia për të përmirësuar ose ruajtur shëndetin. Por shpesh është një metodë për të vështruar përtej të zakonshmes dhe për t’u dhënë zgjidhje, në njëfarë mënyre, nevojave më të thella të shpirtit njerëzor. Shprehim besimin që informacioni i transmetuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi promovimin dhe përmirësimin e shëndetit të grave në këtë periudhë të jetës!

 

 

 [:]