njoftime

[:sq]Bursa Erasmus + për studentët në Universitetin e Ishujve Baleare (University of the Balearic Islands) në Spanjë[:]

[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Ishujve Baleare (University of the Balearic Islands) në Spanjë.

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë (UV), në bashkëpunim me Universitetin e Ishujve Baleare (University of the Balearic Islands) në Spanjë në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për të përfituar 6 (gjashtë) bursa studimi.

Fusha e studimit: Gjuhë angleze

Më shumë informacion rreth thirrjes, afateve dhe dokumenteve të aplikimit, e gjeni në linkun si vijon:

https://internacional.uib.eu/Mobilitat-i-intercanvi/Alumnat-altres-universitats/Estudiants-de-grau/Erasmus-Paisos-associats-KA107/

Për pyetje a paqartësi, mund të kontaktoni me koordinatorin akademik të marrëveshjes, Prof. As. Armela Panajotin (armela.panajoti@univlora.edu.al) ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al) pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

[:]