njoftime

[:sq]AKREDITIMI I UV[:]

[:sq]Akreditimi institucional i institucioneve të arsimit të lartë në vend ishte një proçes mjaft i rëndësishëm. Ky proçes vendosi përballë përgjegjësisë të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Kërkesat për akreditimin institucional janë të gjithanshme dhe mbulojnë çdo sferë të jetës akademike, të jetës studentore, të proçesit të mësimdhënies si dhe të organizimit të universiteteve . Pjesëmarrja në një proçes të tillë garanton që edhe në vitet në vijim do të angazhohemi për të maksimizuar benefitet prej pikave tona më të forta dhe për të përmirësuar dhe tejkaluar pikat tona të dobëta, duke garantuar kështu një përmirësim të cilësisë institucionale të universitetit tonë.

Universiteti “Ismail Qemali ” Vlorë është akredituar në nivel institucional me Vendim të Bordit të Akreditimit me  nr.71, datë 21.09.2017 . Akreditimi është i vlefshëm deri më 30.09.2020[:]