njoftime

[:sq]UV mirëpret Prof. Dr. Ioan Vasile ABRUDAN, Rektor i Universiteti të Transilvanisë në Brasov, Rumani. [:]

[:sq]Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” pati kënaqësinë të priste në një vizitë pune 1 javore Rektorin e Universitetit të Transilvanisë në Brasov (UTB), Rumani Prof. Dr. Ioan Vasile Abrudan me të cilin UV ka bashkëpunim qysh prej vitit 2017 në kuadër të Programit Erasmus+ KA1. Profesori i nderuar u mirëprit prej Rektorit të UV-së Prof.Dr Roland Zisi. Gjatë këtij takimi u diskutuan jo vetëm arritjet në kuadër të kësaj marrëveshje por mbi të gjitha thellimi i bashkëpunimit edhe në fusha të tjera të kërkimit shkencor.

Prof. Abrudan kreu një vizitë në ambjentet dhe laboratorët e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore, si dhe në Qendrën Studimore të Zhvillimit Rajonal.

 [:]