njoftime Thirrje

[:sq]APLIKIM PËR GRANTE KËRKIMORE NGA FONDI NDËRKOMBËTAR I VISEGRADIT[:]

[:sq]APLIKIM PËR GRANTE KËRKIMORE NGA FONDI NDËRKOMBËTAR I VISEGRADIT

Fondi Ndërkombëtar i Visegradit (IVF) dhe Instituti Universitar Evropian (EUI) ofrojnë 10 grante kërkimore me vlerë 5000 Euro secili për vitetet 2021-2022. Grantet janë të hapura për studiues pasuniversitarë (në master, dokotraturë ose staf akademik) nga Evropa Qendrore dhe Lindore të interesuar në integrimin Evropian dhe për të qënë pjesë e një përvojë unike kërkimore në Arkivat Historike të Bashkimit Evropian në Firence të Italisë.

Aplikantët e suksesshëm do të përgatisin një botim (tezë, studim, libër ose artikull shkencor) në lidhje me integrimin Evropian në ndonjë nga fushat e shkencave humane (p.sh. juridik, histori, shkenca politike, ekonomi, sociologji, administratë publike).

Në funksion të gjuhëve të përdorura në dokumentet arkivore të Bashkimit Evropian, kandidatët duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohuri bazë të të gjuhës frënge.

Programi i grantit për 2021-2022 përfshin dy afate për aplikime në vit, një në 30 Prill dhe tjetri në 31 Tetor.

Aplikimet duhet të dërgohen me e-mail në Arkivat Historike të Bashkimit Evropian në adresën e e-mailit archiv@eui.eu

Për më shumë informacion mbi Grantin, thirrjen dhe procedurat e aplikimit ju lutem referojuni linkeve të mëposhtëm:

https://www.eui.eu/Research/HistoricalArchivesOfEU/International-Visegrad-Fund-Research-Grant-Programme-2021-2022?__cf_chl_captcha_tk

http://www.eui.eu/Research/HistoricalArchivesOfEU/Index.aspx

https://www.visegradfund.org/[:]