njoftime Thirrje

[:sq] Kërkuesit të aplikojnë për dy programe trajnimi online[:]

[:sq] Thirrje nga British Council

British Council shpall thirrjen për kërkuesit të cilët kanë një karrierë brenda tetë viteve nga dhënia e PhD të aplikojnë për dy programe trajnimi online, të cilat janë në bashkëpunim me univerisitetin e Anglisë Perëndimore (Bristol), organizatën Thinkwrite si dhe me Dods Training plc.

Programet online të trajnimit janë në Shkenca të Komunikimit dhe Përfshirjes Publike.

Programi i trajnimit në shkencat e komunikimit synon të përmirësojë aftësitë e kërkuesve për të komunikuar në mënyrë efektive dhe për t’u angazhuar me një publik më të gjerë dhe përfshin të gjitha disiplinat.

Ndërsa, programi i trajnimit të përfshirjes së politikave synon të përmirësojë aftësitë e kërkuesve për të përkthyer provat shkencore në politikë dhe për t’u angazhuar në mënyrë më efektive me politikëbërësit dhe palët e tjera të interesit. Fushat që përfshihen në janë shëndetësia, kujdesi social, arsimi, mjedisi, bujqësia, energjia, menaxhimi i rrezikut të katastrofave, ekonomia, etj.

Për më shumë rreth programit të trajnimit referohuni te dokumentet e bashkangjitura.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 1 dhjetor, deri në orën 23:00 (CET)

Gjithashtu, për çdo paqartësi mund të komunikoni dhe me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën elektronike: international@univlora.edu.al

 

Policy Engagement Programme Call AL

Science Communication and Public Engagement Programme Call AL

[:]