Aktivitete njoftime

[:sq]Virtual Erasmus+ KA107 Kick Off Event-University of Padua[:]

[:sq]Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, më datat 3 dhe 4 Nëntor 2020, mori pjesë në aktivitetin online “Si të menaxhojmë lëvizjen ndërkombëtare të krediteve (ICM) nën programin Erasmus+”, organizuar prej Universitetit të Padovës (UniPd)- Itali.

Fal nismës të Prof. Ermal Feleqit si një ish student i UniPd, universiteti ka një marrëveshje ndër-institucionale në kuadër të programit Erasmus+ KA107 dhe ka patur një bashkëpunim të frytshëm prej vitit 2016.

Aktiviteti kishte si qëllim krahas rrjetëzimit me kolegë nga e gjithë bota, të mbështesë institucionet për të përfituar sa më shumë nga projektet e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kredive (ICM).

Prej këtij universiteti prestigjoz 800- vjeçar, Universiteti i Vlorës u zgjodh si Praktikë e mirë për të ndarë eksperiencën e tij në implementimin e ICM-ve, vlerësim ky, i cili na motivon akoma edhe më shumë për të punuar drejt ndërkombëtarizimit të institucionit tonë.

Sektori i Projekteve dhe Marrëdhëniveve me Jashtë si përfaqësuese e UV-së, prezantoi në këtë takim për të pranishmit një përmbledhje të dokumentave, instrumentave të prodhuar dhe përdorur në drejtim të ndërkombëtarizimit dhe vecanërisht të implementimit të ICM-ve, në përmbushje kështu edhe të Planit Strategjik të UV-së sipas Skenarit të Zhvillimit “Ndërkombëtarizimi” dhe Linjave strategjike të tij, duke rritur njëkohësisht vizibilitetin e UV-së ndërkombëtarisht.

 

 

 [:]