njoftime Thirrje

[:sq]Bursa për studentët Erasmus + në Universitetin e Atikës Perëndimore (West Attica University- UniWA) në Greqi.[:]

[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Atikës Perëndimore (West Attica University- UniWA) në Greqi.

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin e Atikës Perëndimore (West Attica University) në Greqi, hap thirrjen për mobilitete studentësh në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e UV-së të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës(UniWA) por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus+, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i bursave për studim: – 2 (dy)

Periudha e mobilitetit: Semestri Pranverë 2021(22 Shkurt 2021- 2 Korrik 2021)

Bursa përfshin:

Kriteret për aplikantët:

  • Të jetë student i vitit të dytë dhe të tretë në Bachelor;
  • Të jetë student Master;
  • Të jetë student i programeve të studimit të fushave: Infermieri e përgjithshme, Shkenca Kompjuterike, Informatike, Inxhinieri Navale, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike, Menaxhim Turizmi, Administrim Biznesi, Finance, Kontabilitet.
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B1 ose të gjuhës që zhvillohen programet e studimit në UniWA.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Merita akademike
  • Kompetenca gjuhësore
  • Prioritet më i ulët do t’u jepet atyre që kanë marrë pjesë më parë në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të kufizuara, etj.

Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:

  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim: 

  • Formular aplikimi
  • Kopje të pasaportës
  • Vërtetim studenti
  • Transkript notash
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës Angleze niveli B1 minimalisht( nëse e dispononi).
  • Letër motivimi
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtarë i komunitetit rom ose egjiptian
  • Dokument që verteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihme ekonomike ose bursë nga shteti

Në vëmendjen tuaj: Për tu njohur me kurset e ofruara në gjuhën angleze ju lutemi shfletoni dokumentat bashkëlidhur.

Më shumë informacion rreth universitetit pritës (West Attica University) do të gjeni në: https://www.uniwa.gr/en/home-page/

Afatet e aplikimit:

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marëdhënieve me Jashtë brenda datës 15/11/2020.

Procedura e përzgjedhjes së studentëve:

  • UV ngreh një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë studentët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje si dhe skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobitily’’.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Studentët fitues do të njoftohen prej SPMJ në adresën e tyre të email-it
  • UV përcjell listën e studentëve të nominuar pranë UniËA.

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në UV gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet UV dhe universitetit pritës. Ato mbeten pjesë e detyrimeve akademike (detyrim frekuentimi) sipas rregullores përkatëse të UV-së.

Ju lutem kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Koordinatorin akademik të marëveshjes Prof. Asoc. Kristofor Lapa në adresën e –mailit: kristofor.lapa@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al.

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR-APLIKIMI-STUDENT- West Attica Greece

Faculty-of-Public-Health-Courses-Erasmus

Faculty-of-Administrative-Economics-Social-Sciences-Courses-Erasmus

Faculty-of-Health-Care-Sciences-Courses-Erasmus

Faculty-of-Enginering-Courses-Erasmus (1)

Faculty-of-Applied-Arts-Culture-Courses-Erasmus-1 (1)

 [:]