njoftime Thirrje

[:sq]ENSP Next: KONKURS PËR TË RINJTË – DREJT NJË BREZI JODUHANPIRËS.[:]

[:sq] 

CFARË: ENSP Next – “Fighting Tobacco use in Europe” fton të rinjtë, studentë dhe grupe rinore advokuese (mosha 18-30 vjeç) të bëhen pjesë e konkursit “Drejt një brezi joduhanpirës”.

PSE: Të frymëzojë të rinjtë të veprojnë, të ngrenë zërin e tyre drejt një të ardhme pa duhan për brezat që do të vijnë.

SI: Përdorni imagjinatën dhe kreativitetin tuaj dhe krijoni materiale të tilla si postera, infografiqe ose video për të prezantuar mesazhin tuaj kundër pirjes së duhanit tek të rinjtë.

Tre produktet me rezultatet më të larta do të marrin një shpërblim prej 500 euro secili si dhe një çmim gjatë konferencës tjetër të ENSP-së dedikuar Rinisë. Një person nga secili prej grupeve fituese do të jetë gjithashtu pjesëmarrës në konferencën e 2021 të ENSP-së ku do u mbulohen shpenzimet e udhëtimi, akomodimi dhe regjistrimit në këtë konferencë.

KUR: Materialet duhet të dorëzohen elektronikish deri më 15 Tetor 2020 në adresën: contest@ensp.network

Çdo propozim duhet të shoqërohet nga “Formulari i aplikimit” i plotësuar nga pjesëmarrësit!

 

Për më shumë detaje ose informacione, ju lutemi kontaktoni anëtaren e ENSP-së, Karina Mocanu: karina.mocanu@ensp.network si dhe vizitoni faqen e internetit: http://ensp.network/contest/?utm_source=BenchmarkEmail&utm_campaign=October_2020_News_Copy&utm_medium=email

 

ATIVIZOHU, NGRIE ZËRIN, THUAJ JO DUHANIT!

 

[:]