njoftime

[:sq]APLIKIME PËR BURSA 2020 NË TURQI[:]

[:sq]

                                   APLIKIME PËR BURSA 2020 NË TURQI

Qeveria Turke u ofron mundësi për bursa afatgjata dhe afatshkurtëra studentëve dhe kërkuesve nga e gjithe bota nën programin “Türkiye Scholarships”, ku përfshihen studimet universitare, pasuniversitare, kërkimi shkencor dhe mësimin e gjuhës

në universitetet më të njohura në Turqi me vizionin e zgjerimit dhe zhvillimit social,

lidhjeve kulturore, politike dhe ekonomike midis vendeve.

Aplikimet për “Türkiye Scholarships” për vitin 2020 do të pranohen në 10 Janar – 20 Shkurt 2020 për studentë ndërkombëtarë nga të gjithë vendet.

Më shumë informacion rreth “Türkiye Scholarships” e gjeni në dokumentin bashkëlidhur, në linkun: www.turkiyescholarships.gov.tr , të kontaktoni me Qendrën 0850 455 0982 ose të dërgoni një e-mail te info@turkiyeburslari.org.tr .

Për pyetje a paqartësi, mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al) pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

Njoftimi i plote[:]