Aktivitete Njoftime FSHP Sherbime per komunitetin Promocion shendetsor

Aktiviteti periodik “Dhuro Gjak” I ndërmarrë nga Fakultetit të Infermierisë

Në datën 29.01.2020 pranë FSHP në ambjentet e Laboratorit të Infermierisë u zhvillua aktiviteti vullnetar “Dhuroni gjak”.

Ky aktivitet periodik u organizua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dega Vlore, Bankën e Gjakut pranë Spitalit Rajonal dhe studentë të Fakultetit të Infermierisë.

Studentët e FSHP, me ndërgjegjësimin e plotë për tu bërë profesionistë të ardhshëm shëndeti, u bënë pjesë aktive e nismës humanitare: Dhuro gjak! Shpeto jete!