njoftime Projekte

[:sq]Bursa Erasmus +, për personel për mësimdhënie pranë Universitetit Perëndimor të Timisoarës (West Timisoara University) në Rumani[:]

[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Perëndimor të Timisoarës (West Timisoara University) në Rumani

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me universitetin Perëndimor të Timisoarës (West Timisoara University) në Rumani në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar 2 (dy) bursa për mësimdhënie për një periudhë 5 (pesë) ditore  për aktivitetin “Erasmus Staff Training Week” për semestrin Pranverë të vitit akademik 2019/2020.

 Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet gjatë periudhës 6-10 Prill 2020.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.

Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)

 Kriteret për aplikim:

  • të jetë personale akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar ne UV ;
  • të jetë i fushës: Gjuhë e huaj, Kimi, Biologji, Fizikë, Matematikë, Shkenca Kompjuterike, Gjeografi, Drejtësi, Kontabiliteti, Ekonomiks, Financë, Administrim Biznesi,Menaxhim, Marketing;
  • preferohet të jetë staf me gradë shkencore;
  • Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
  • Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës;

 Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ Grada shkencore
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Plani i punës i propozuar; (staff mobility agreement).
  • Vjetërsia në punë;
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit;
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar në marrëveshje; përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
  • Plani i punës i propozuar(staff mobility agreement);
  • Letër argumentuese (rreth 300 fjalë) në gjuhën angleze lidhur me qëllimin dhe përfitimin institucional të mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.

(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).

Për përzgjedhjen e stafit aplikues ngrihet një komision, i cili do t’i vlerësojë ata në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobitily’’ si dhe kritereve të thirrjes.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 28/01/2020.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Për përzgjedhjen e stafit  ngrihet një komision, i cili vlerëson stafin në përputhje me kriteret e thirrjes.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.

Më shumë informacion rreth universitetit Perëndimor të Timisoarës në Rumani  do të gjeni në:

https://www.uvt.ro/ro/

Për të dhëna të mëtejshme rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (e-mail: international@univlora.edu.al), pranë Rektoratit, kati i parë.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

Thirrje-staff_-West-Timisoara_Rumani

Formular-Aplikimi-Akademik-West-Timisoara-Rumani[:]