njoftime Projekte

[:sq]Workshop me temë “Studentët dhe tregu i punës”[:]

[:sq]Më datë 18.12.2019 në mjediset e Universitet “Ismail Qemali” Vlorë u organizua Workshop-i me temë “Studentët dhe tregu i punës”. Qëllimi i të cilit ishte përmirësimi i përmbajtjes së programeve të studimit dhe përshtatjes së vazhdueshme me kërkesat e tregut e punës, nëpërmjet ndarjes së eksperiencës midis bashkëpunëtorëve, ekspertëve të jashtëm dhe Alumni. Në aktivitet ishin të pranishëm Rektori Prof. Dr. Roland Zisi, Zv. Rektorët e Institucionit, Dekanët si dhe Drejtues dhe përfaqësues të Instituciove Publike e Private Z. Kujtim Llapi (Drejtoria Rajonale Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor); Znj. Linda Ngresi ( Raiffeisen Bank), Z. Besnik Këndezi (TEC Vlorë),  Z. Anastas Goga (Petrolifera PIA), Znj. Alma Bakiu ( Zyra Arsimore Vlorë- Himarë), Znj. Saniela Xhaferi ( Zyra e Punës), Z. Arben Breshani ( Dhoma e Tregtisë Vlorë), Z. Klodjan Hysi ( Banka Kombëtare Tregtare), përfaqësues të Agjensia e Menaxhimit të Burmeve Ujore, përfaqësues të Prefekturës Vlorë etj.

Takimi nisi me fjalën përshëndetëse të Rektorit i cili falenderoi në mënyrë të veçantë bashkëpunëtorët e institucionit si dhe vlerësoi faktin që shumë prej të pranishme kanë ndjekur sëpaku një cikël studimi në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. I organizuar në trajtën e një tryeze të rrumbullakët pjesëmarrësit në fund të workshopit propozuan një paketë rekomandimesh për përmirësimin e programeve të studimit dhe marrëdhenieve bashkëpunuese institucionale si: Krijimi i një rrjetëzimi funksional bashkëpunimi midis Universitetit dhe Bizneseve; Pajisja e studentëve me instrumentat e nevojshëm për të qenë të përgatitur dhe të konkurueshëm për tregun e punës, nëpërmjet trajnimeve, konferencave etj; Integrimin në kurrikulat e programeve të studimit lëndë të cilat ti aftësojnë studentët si të kenë një qasje positive gjatë përballjes me probleme të ndryshme në mjedisin e punës, si të përgatisin një jetëshkrim professional, si të realizojnë një intervistë pune të sukseshme, puna në grup; Ofrimi programeve të  studimit 2- vjecare në përputhje me nevojat e tregut te punës; Ndërtimi i programeve të posacme apo kurrikulave specifike ku të integrohen njohuritë dhe zhvillimet më të fundit të teknologjive të reja që aplikohen kryesisht në fushën e shkencave teknike.

Organizimi i një aktiviteti të tillë u mirëprit dhe u vlerësua prej të gjithe të pranishmëve duke shprehur angazhimin dhe pjesëmarrjen e padiskutuar dhe në takime të tjera, me qëllimin e vetëm fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet UV dhe institucioneve/subjekteve në qytetin e Vlorës, të cilët janë dhe tregu kryesor i punës për studentët e diplomuar.

[slide-anything id=”17929″]

Prezantimi i rezultateve të pyetësorëve të studentëve për vitin 2018-2019

Politikat e institucionit për sigurimin e brendshëm të cilësisë

Axhenda e aktivitetit[:]