njoftime Njoftime FSHT

[:sq]UCTM-UV: workshop dy ditor mbi kërkimin shkencor me impakt në zhvillimin e qëndrueshëm[:]

[:sq]

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Universitetit të Teknologjive Kimike dhe Metalurgjike, Sofie,  Bullgari, në datat 9dhe 10 Dhjetor, 2019 u zhvillua workshop-i me temë: Kërkimi Akademik me impakt në zhvillimin rajonal.

Ky takim ishte rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë të Qendrës së Zhvillimit Rajonal dhe Departamenteve të Biologjisë, Kimisë, Fizikës  pranë Fakultetit të Shkencave Teknike me Fakultetin e Kimisë organike  dhe fizike pranë UCTM-së.

Kërkues shkencore të stafit akademik nga të dy institucionet partnere prezantuan dhe diskutuan punë shkencore me impakt të dukshëm në zhvillimin e vendit dhe të rajonit.

Mjaft takime dhe shkëmbime eksperiencash u zhvilluan gjatë dy ditëve të workshop-it me propozime konkrete për inisiativa të mëtejshme në projekte në fusha me interes të përbashkët përsa i takon   zhvillimit të programeve të studimit të nivelit master në edukim politikash për një mjedis  të qëndrueshëm, ngritje kapacitetesh për studime në fushën e energjive të rinovueshme,  mobilitete stafi dhe studentësh  kryesisht në praktika mësimore në laboratorë dhe njohje pajisjesh moderne.

 

 

 

[:]