Aktivitete conference njoftime

[:sq]8th ASECU Youth International Conference and Summer School[:]

[:sq]

Në datat 16-20 Shtator 2019, u zhvillua konferenca studentore “8th ASECU Youth International Conference and Summer School” organizuar nga University of National and World Economy (UNWE), e cila u mbajt në Ravda, Bullgari. Qëllimi I Konferencës së përvitshme studentore nën siglën e ASECU Youth është një mundësi për të gjithë studentët:

– Të prezantojnë punimet e tyre sipas nivelit akademik ku janë duke kryer studimet.
– Të zhvillojnë aftësitë dhe të marrin njohuri përmes leksioneve të zhvilluara nga pedagogë me experiencë.
– Të jenë pjesëmarrës në aktivitete që lidhen me traditën, historikun, artin dhe kulturën e shteteve të ndryshme.

Referuar temës së konferencës “Sustainable Development: Goals 2030”, në seksione të veçanta, studentët trajtuan sfidat që hasin vendet e Europës Juglindore për të arritur objektivat që lidhen zhvillimin e qëndrueshëm. Në të morrën pjesë 50 studentë dhe pedagogë nga 13 universitete nga vende të ndryshme si: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Kina, Rumania, Rusia, Turqia dhe Hungaria.

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” u përfaqësua nga punimet e studentëve: Teodor Mërkuri, dega Drejtësi dhe Velide Pulomemoj, dega Infermieri. Përveç prezantimit të punimeve nga studentët dhe leksioneve të zhvilluara nga pedagogët pjesëmarrës në këtë konferencë, studentët u përfshinë në një program të larmirshëm ku shkëmbyen informacione mbi vlerat dhe traditat e vendeve të tyre.

Për t`u vlerësuar nga ky aktivitet është përzgjedhja e studentit të UV, Teodor Mërkuri, në bordin e ASECU Youth. Ky bord përbëhet nga shtatë anëtarë, një prej të cilit përfaqesohet këtë vit nga Shqipëria.

Çdo vit konferencat mbahen në vende të ndryshme si një mundësi kontakti dhe komunikimi kulturor. Në këto aktivitete, përveç angazhimit të studenteve në kërkim, promovohen shkëmbimet kulturore dhe miqësia e sinqertë e të rinjve, si një mënyrë efikase për forcimin dhe bashkëpunimin midis vendeve.

Studentë jepini vlerë punës suaj kërkimore! Bashkojuni ASECU Youth!

 

[:]