conference njoftime

[:sq]Hapen aplikimet për të rinjtë shqiptarë për projektin Model European Union Strasbourg 2018![:]

[:sq]

Hapen aplikimet për të rinjtë shqiptarë për projektin Model European Union Strasbourg 2018!

MEUS është simulimi më origjinal në botë i procesit vendimarrës të BE-së i cili zhvillohet në selinë e parlamentit europian në Strasburg. Konferenca mbledh bashkë 200 studentë dhe të rinj profesionistë tepër të motivuar duke u dhënë atyre mundësinë e shkëlqyer për të pasur eksperiencë në funksionimin e institucioneve europiane në vetë zyrat e parlamentit eruropian. Për një javë, pjesëmarrësit kanë shansin për të marrë role si eurodeputetë, Ministratëi Këshillit të BE-së, gazetar, lobist dhe përkthyes (interpret) dhe të diskutojnë dy propozime legjislative kontrverse dhe të vërteta. Konferenca e këtij viti do të mbahet ndërmjet datave 21 dhe 28 prill 2018 dhe do të fokusohet në Privatsinë e Komunikimit Elektronik dhe Punës dhe balanca Punë-Jetë.

Konferenca nuk vetëm një mundësi unike për të përjetuar proceset vendim-marrëse dhe politikë-bërëse të BE-së por gjithashtu një mënyrë e shklëqyer për të zhvilluar aftësitë e të folurit në publik dhe nw zhvillimin e debateve konstruktive dhe për të përmirësuar anglishten tuaj. Por edhe më e rëndësishmja, ju do të keni shansin të takoni njerëz nga e mbarë bota dhe të përjetoni një javë me një eksperiencë të paharrueshëme me plot aktivitete sociale.

Faza e aplikimeve do të mbyllet 17 Janar 2018, prandaj mos hezitoni të aplikoni!

Për më shumë infomacione vizitoni: http://www.meu-strasbourg.org ose kontaktoni me ne në https://www.facebook.com/meustrasbourg/

 

MEUS Logo.png

Mirel Meta

Country Liaison Officer for Albania & Kosovo

Model European Union Strasbourg

m. + 355 692499541

m.meta@france.beta-europe.org

facebook.pnginstagram.pnglinkedin.pngyoutube.png

[:]