Aktivitete njoftime

[:sq]KUPA PAVARESIA[:]

[:sq]

 

 

Ditën e premte, datë 24.11.2017, prej Universitetit “ Ismail Qemali”, Vlorë, nën kujdesin e veçantë të Zv. Rektorit, phd Enkelejd Mëhilli, dhe me mbështetjen e Bashkisë Vlorë, dhe në kuadër të festive të Nëntorit, u zhvilluan ndeshjet për kupën “Pavarësia” në volejboll dhe minifutboll. Aktiviteti parashikonte: 1- ndeshje minifutbolli meshkuj,midis stafit të UV dhe ekipit të gazetarëve, 2- volejboll femra midis studenteve të UV dhe ekipit të gazetareve, 3- minifutboll meshkuj midis ekipeve të studentëve sipas fakulteteve.

Aktiviteti u mbyll me fitoren e ekipeve përfaqësues të UV në minifutboll dhe volejboll, si dhe me fitoren e “Fakultetit të Ekonomisë” në përballjen midis fakulteteve.

 [:]