njoftim punesim

Njoftim punësimi

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, referuar nevojave të mësimdhënies në fakultetet dhe departamentet, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:

 

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE

 

  1. DEPARTAMENTI I EDUKIMIT

 

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme (4 vende të lirë) si më poshtë:

 

1 (një) pedagog i profilit arkeologji entologji

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.

 

1 (një) pedagog i profilit Muzikë (per Pedagogjine e Specializuar)

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.

 

1 (një) pedagog i profilit Mjeksi Pedagogjinë e Specializuar

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.

1 (një) pedagog i profilit Edukim artistik(Vizatim pikturë)

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Rezultatet e shkollimit në të dy ciklet e studimit; nota mesatare e të dy cikleve duhet të jetë mbi 9.
  • Preferohen kandidatët me gradën shkencore doktor shkencash në IAL shqiptare apo të huaja.
  • Kandidatët nuk duhe të kënë patur sfond negativ apo paraqitje jo të mirë qoftë dhe në një rast të vetëm të përvojës së punës
  • Preferohen kandidatët me moshë deri në 40 vjec.
  • Preferohen kandidatët të cilët kanë mbi 5 vite punë në fushën e mësimdhëines
  • Kandidatët duhet të jenë aktiv në fushën e kërkimit shkencor( botiime në editoriale me faktor impakti brenda dhe jashtë vendit)
  1.  DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE DHE LETËRSISË

 

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme (3 vende të lirë) si më poshtë:

 

2 (dy) pedagog të profilit Gjuhësi

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.

1 (një) pedagog të profilit Letërsi

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 

  • Notë mesatare e përgjithshme:                0,5 pikë për çdo notë në intervalin 8-10;
  • Notë mesatare  e formimit profesional:           1 pikë me intervalin 8.5 – 10;
  • Përvojë në mësimdhënien universitare            1 pikë për çdo vit pune si pedagog efektiv

0.5pikë për çdo vit pune si pedagog joefektiv

  • Kualifikime pasuniversitare:                           1 pikë për çdo 6 muaj;
  • Njohje e gjuhës së huaj:                                  1 pikë për çdo notë mbi 7;
  • Botime: artikuj të botuar brenda vendit në revista të njohura nga KKSH – 0,5 çdo artikull; të botuar jashtë vendit – 1 pikë çdo artikull; monografi e miratuar – 5 pikë;
  • Diploma Master:                                 15 pikë;
  • Diploma “Doktor i shkencave”:          30 pikë;
  • Titulli “Profesor i asociuar”                 40 pikë;
  • Titulli “Profesor”                                 45 pikë;
  • Të zotërojë aftësi të mira komunikimi dhe të etikës profesionale;
  • Të jetë bashkëpunues dhe i disponueshëm në punën në grup;

Procedura dhe dokumentacioni për punësim.

 

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për personel akademik i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Degës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  2. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare të noterizuar/a;
  3. Dëshmi apo diploma të studimeve të tjera dhe kualifikimeve, të gradave apo titujve akademik të noterizuara;
  4. Fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare/ndërkombëtare profesionale, shkencore ose punime të tjera;
  5. Fotokopje të  pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
  6. Dëshmi të pjesmarjes në konferenca apo seminare
  7. Deklaratë nga kandidati aplikues për konfliktin e interesit;
  8. Preferohen dhe tre letra vlerësimi (jo domosdoshmerisht), nga vlerësues me grada dhe tituj, njëri prej të cileve duhet të ketë të paktën titullin Profesor i Asociuar ose PhD apo Profesor nga universitet perëndimore ose të huaja të njohura;
  9. Dëshmi të gjendjes gjyqësore të lëshuar nga autoriteti përgjegjës apo vetedeklarim.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë  dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Fakulteti i Shkencave Humane

Kryesekretaria e Fakultetit

Rruga Sulejman Delvina, Godina B, kati dytë, Zyra 212, 9402, Vlorë

 

Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është 1(një) javë kalendarike pas shpalljes në faqen zyrtare të internetit të UV-së. Njoftimi shpallet edhe në vendet e njoftimeve në universitet.

Mbi zarf të shënohet pozicioni përse aplikohet.

Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

 

Procedura e konkurimit fillon menjëherë pas publikimit të vendit të lirë të punës dhe përzgjedhja zhvillohet sipas përcaktimeve në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

  1. Një komision i veçantë ad hoc, i ngritur pranë Departamentit , sipas parashikimeve statutore dhe të vendimit 41/2016 të Senatit akademik, bën vlerësimin e dosjeve të dorëzuara nga kandidatët, dhe shpall kandidatët fitues.
  2. Kryesekretaria e Fakultetit të Shkencave Teknike bën njoftimin e kandidatëve fitues dhe atyre që nuk përzgjidhen (jo fitues).
  3. Kandidatët jo fitues kanë të drejtën e animimit tek Dekani brenda 5 ditëve pas marrjes dijeni të vendimit nga Komisioni ad hoc.
  4. Dekani i përcjell Rektorit listën përfundimtare të fituesve të shpallur nga Komisioni ad hoc, për lidhje të kontratës së punës.