njoftime

Takimi me konsulentin e jashtëm të UV-së Dr.Shaban Sinani Akademik në Akademinë e Shkencave

Sot në Universitetin”Ismail Qemali” Vlorë pranë sallës “Rilindja” u zhvillua takimi me konsulentin e jashtëm të UV-së Dr.Shaban Sinani Akademik në Akademinë e Shkencave .

Të pranishëm në këtë takim ishin pedagogë nga të gjitha departmamentet e UV-së të cilët janë duke ndjekur ciklin e tretë të studimeve e cila përfshin programet e studimit të Doktoraturës  dhe ata që janë në fazën e fundit të këtij proçesi pikërsiht në fazën e mbrojtjes si dizertacionit.

Pranimi në programet e ciklit të tretë të studimeve është i mundur për kandidatët që kanë fituar diplomën “Master i Shkencave”dhe plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni i arsimit të lartë.

 

Takimi u zhvillua në formën e bashëbisedimit ndërmjet pedagogëve dhe Dr. Shaban Sinani për problematika:

  • Njohja e një prej5(pesë) gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian nga ana e kandidatit
  • Kandidati duhet të njohi thellësisht gjuhën amatare.
  • Kandidatët të cilët kanë kryer studimet universitare në një nga vendet e Bashkimit Europian si trajtohen ata .
  • Kandidati i cili i ka fillaur studimet e ciklit të tretë me ligjin e vjetër të Arsimit të Lartë i përfundon po me ligjin e vjetër.
  • Rregjistrimi në programet e studimit të Doktoraturës është detyrimi i çdo pedagogu të ardhshëm .

Një nga problematikat që ngelet e hapur për diskutim është mos miratimi i akteve nënligjore për këtë cikël studimesh gjë çon në interpretime të gabuara.