Skema e vlerësimit

njoftim punesim

Skema e vlerësimit të kandidatëve për personel Administrativ, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse

Komisioni Ad-hoc i ngritur me Urdhër Nr. 36, datë 30.04.2018 të Rektorit, në zbatim të pikës 1,  të Vendimit nr.22, datë 24.07.2017 të Bordit të Administrimit “Për plotesimin e Vendimit Nr.19, datë 14.07.2017 Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për punësimin  e personelit administrativ në vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë”, pas mbledhjes së datës 30.04.2018, propozon për miratim skemën e vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ për vendin e lirë të punës, specialiste Finance, në Sektorin e Financës  dhe Realizimit të Buxhetit, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, në bazë të kritereve të përcaktuara në njoftimin për punësim:

 

Specialiste Finance, në Sektorin e Financës  dhe Realizimit të Buxhetit, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse

 

  • Eksperienca në punë në profesion (max 40 pikë)

Për çdo 1 vit mbi tre vjet 5 pikë

  • Trajnime dhe kualifikime të lidhura me fushën (max 15 pikë)

Për çdo trainim/kualifikim 5 pikë

  • Vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës (5 pikë)
  • Intervista (40 pikë)

 

Komisioni Ad-Hoc

  • Avjola Çako                        – Kryetar
  • Joljana Llanaj                    – Anëtar
  • Erdeta Breshanaj              – Anëtar