Projekti TEAVET në Aksion

Aktivitete njoftime

Vazhdon me sukses të plotë Projekti Teavet për krijimin e një sistemi trajnimi gjithë-përfshirës për mësuesit nga universitetet shqiptare.

Pas trajnimit të trajnuesve në seminarin e zhvilluar në Durrës, në shkurt 2019, si dhe me zhvillimin e kurseve pilot në qendrat LLL të ngritura nga ky projekt pranë universiteteve shqiptare partnere, vjen një axhendë tjetër pune finalizuese e akreditimit të moduleve të përgatitur dhe të testuar nga trajnuesit tanë.

Në 4 dhe 5 shtator pranë universitetit të Gjirokastrës, zhvillohet takimi i rradhës mes partnerëve të TEAVET ku universiteti I Vlorës si manaxhues i aksionit për stabilizimin e pajisjeve në qendrat LLL ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Takimi synon të sigurojë akreditimin e gjithë moduleve për rrjetin e partnerëve të ngritur nga TEAVET.

Për më shumë, visitoni faqen e projektit www.teavet.org si dhe faqen e qendrës LLL për UV

https://sites.google.com/view/uvlllcenter/