Pranë UV çelet programi 5-vjeçar i integruar në fushën e Drejtësisë.

njoftime Njoftime FSHH

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë njofton se, me anë të Urdhërit të MASR n. 217, datë 03.07.2020, pranë Departamentit të Drejtësisë është hapur programi i integruar i studimeve 5-vjeçare në fushën e Drejtësisë. Programi do të çelet duke filluar nga viti 2020-2021. Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, fton të gjithë maturantët e interesuar të aplikojnë për këtë program studimi.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju mirëpret.