Paula Sullaj


Është studente e Universitetit të Vlorës prej pesë vitesh. Ajo i nisi studimet e saj në vitin 2010, pranë Departamentit të Drejtësisë, ku në vitin 2013 mbaroi ciklin e parë të studimeve Bachelor me rezultate shumë të mira. Po në atë vit filloi studimet në Masterin Shkencor për “Marrëdhënie Ndërkombëtare”. Tanimë është në përfundim, me shumë sukses, të studimeve të saj të nivelit të dytë.

Së fundmi ka publikuar një artikull shkencor në revistën elektronike KorEuropa, no. 6, 2015 (Itali) me temë :‘Digitalization of Diplomacy: a New Way of Making Diplomacy?’

Ka marrë pjesë në trajnime e konferenca të ndryshme, ku përmendim respektivisht ‘Instrumentet dhe metodologjia per monitorimin e zbatimit dhe respektimit te lirive dhe te Drejtat e njeriut, me fokus institucionet e shendetit’ dhe ‘Albania e Italia: una partnership per l’Europa’. Gjithashtu ka qënë prezente në disa workshop si “Pandëshkueshmëria në shoqërinë shqiptare dhe efektet e saj” apo “Mbi të drejtat e pronësisë në këndvështrimin gjinor”.

Pëlqen të lexojë dhe të informohet në fusha të ndryshme me qëllim arritjen e një personaliteti më të plotësuar në fushën, mbi të cilën ajo ka zgjedhë të thellojë studimet.