Anxhela Skënderaj


Anxhela Skënderaj ka lindur në qytetin e Vlorës në vitin 1993. Fillon studimet në moshën 7-vjeçare ku hapat e para drejt dijes i merr në shkollën 9-vjeçare “Musa Çakërri”. Marrja e një flete lavderimi në klasë të katërt u bë nxitja për të kërkuar gjithmonë e më tepër nga vetja. Gjatë viteve 2008-2011 përfundon gjimnazin “Halim Xhelo” me rezultate të larta dhe pas kësaj i duhej të zgjidhte drejtimin që do i jepte jetës se vet. Për disa kjo ishte një zgjedhje disi e vështire por jo për Anxhelen, duke u bazuar tek faktin e besimit ne dëshirat dhe karakterin e vet. Aktualisht është duke ndjekur studimet në Universitetin “Ismail Qemali”, Fakulteti i Shkencave Humane, Departamenti Drejtësi. Frekuenton, me rezulatate të shkëlqyera, vitin të tretë, niveli Bachelor dhe është në prag të diplomimit. Eksperienca 3-vjeçare në këtë Universitet e ka bërë të mos zhgënjehet për zgjedhjen e bërë sepse është gjendur në një mjedis pozitiv ku është ndjerë e vlerësuar por njëkohësisht edhe e nxitur për të dhënë më të mirën e vet. Bashkëpunimi me pedagogët, por edhe me kolegët, ka qënë i frytshëm duke krijuar bazat tek të cilat të mbështetet për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt.