15.05.2015


Të premten në datën 15.05.2015, në orën 11:00 në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë në sallën “Rilindja” u zhvillua debati parlamentar midis studentëve të Departamentit të Drejtësisë, me temë: “Kuotat rinore duhet të jenë të detyrueshme në keshillat vendorë”. Fituesit e këtij debati janë: Irisa Vrizaj, Anxhela Skënderaj, Xhesika Gremi dhe Suela Koshena, të cilët do të vazhdojnë garën edhe më tej në turnamentin ndërkombëtar që do të zhvillohet në Tiranë në datat 29, 30, 31 maj 2015. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin studentë nga të gjithë fakultetet e Universitetit.  Ky debat i formatit parlamentar ishte nismë e Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.