Genci Zaka


Email: genci.zaka@univlora.edu.al

U diplomua me titullin “Përkthyes dhe interpret i gjuhës italiane” pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në vitin 2001. Me kënaqësinë që mund të të japë vetëm përkthimi i çfarëdo teksti, por njëkohësisht i ndërgjegjshëm për vështirësitë e përkthyesit, e ushtroi këtë profesion për pesë vjet, deri në momentin që mendoi të kalojë në një fushë tjetër, atë të mësimdhënies, por përsëri brenda të njëjtit drejtim, atë të përkthimologjisë. Lëndët e përkthimit, si dhe ato të lidhura ngushtë me të, kanë qenë lëndët e parapëlqyera në mësimdhënien gjatë këtyre viteve në Departamentin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”.
Studimet pasuniversitare, të përmbyllura me realizimin e tezës së masterit “Studim i disa metodave dhe elementeve të mësimdhënies në fushën e përkthimit”, i krijuan mundësinë të përmirësohej më tej në detyrën e bukur, por të vështirë të mësimdhënies për edukimin e brezit të ri me njohuritë e nevojshme profesionale dhe kulturën e punës në fushën e përkthimit. Synimi është që studentët të ndihen sa më shpejtë të aftë për t’u përballur me kërkesat gjithnjë e në rritje të tregut të punës sot.
Në vijim të kësaj pune u përqendruan edhe studimet e doktoraturës, por nga një këndvështrim tjetër: ai i motivimit të studentëve për studimin e gjuhës italiane. Vitet e fundit kudo në botë po i kushtohet një rëndësi e jashtëzakonshme pikërisht motivimit të studentëve e të punonjësve për të kryer një veprimtari të caktuar. Dhe kjo, mes të tjerash, konsiderohet si një bazë për suksesin e studentëve. Pikërisht këtë synon edhe ky studim: gjetjen e këtyre faktorëve motivues dhe stimulimin e studenteve për arritjen e rezultateve sa më të larta.
Përveç punës në mësimdhënie, një vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe punës kërkimore-shkencore, pjesëmarrjes në konferenca dhe botimeve të ndryshme. Gjithashtu kurset e azhormimit, kontaktet dhe konsultimet me kolegë brenda e jashtë vendit i konsideron shumë të rëndësishme për hartimin e programeve sa më pranë atyre të universiteteve perëndimore e njëkohësisht përdorimin e librave të viteve të fundit në fushën përkatëse.
Që nga viti 2005 ka dhënë lëndë të ndryshme në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, si:
Teknika të përkthimit
Bazat e interpretimit
Gjuhësi e përgjithshme
Njohuri përkthimi
Përkthim terminologjie
Teori përkthimi
Përkthim-interpretim
Stilistikë italiane
Gjuhë Italiane I
Gjuhë Italiane II
Semantikë
Gjuhë e sotme italiane
Bazat pedagogjike të edukimit

Emër Mbiemër GENCI ZAKA
E-mail genci.zaka@univlora.edu.al
Pozicioni juaj në UV Pedagog
Grada shkencore MSc
Fusha/fushat studimore Përkthim, Mësimdhënie
Titulli akademik Lektor
Fakulteti Fakulteti i Shkencave Teknike
Departamenti Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Përmbledhje biografike (të paktën tre paragrafë) U diplomua me titullin “Përkthyes dhe interpret i gjuhës italiane” pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në vitin 2001. Me kënaqësinë që mund të të japë vetëm përkthimi i çfarëdo teksti, por njëkohësisht i ndërgjegjshëm për vështirësitë e përkthyesit, e ushtroi këtë profesion për pesë vjet, deri në momentin që mendoi të kalojë në një fushë tjetër, atë të mësimdhënies, por përsëri brenda të njëjtit drejtim, atë të përkthimologjisë. Lëndët e përkthimit, si dhe ato të lidhura ngushtë me të, kanë qenë lëndët e parapëlqyera në mësimdhënien gjatë këtyre viteve në Departamentin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”.
Studimet pasuniversitare, të përmbyllura me realizimin e tezës së masterit “Studim i disa metodave dhe elementeve të mësimdhënies në fushën e përkthimit”, i krijuan mundësinë të përmirësohej më tej në detyrën e bukur, por të vështirë të mësimdhënies për edukimin e brezit të ri me njohuritë e nevojshme profesionale dhe kulturën e punës në fushën e përkthimit. Synimi është që studentët të ndihen sa më shpejtë të aftë për t’u përballur me kërkesat gjithnjë e në rritje të tregut të punës sot.
Në vijim të kësaj pune u përqendruan edhe studimet e doktoraturës, por nga një këndvështrim tjetër: ai i motivimit të studentëve për studimin e gjuhës italiane. Vitet e fundit kudo në botë po i kushtohet një rëndësi e jashtëzakonshme pikërisht motivimit të studentëve e të punonjësve për të kryer një veprimtari të caktuar. Dhe kjo, mes të tjerash, konsiderohet si një bazë për suksesin e studentëve. Pikërisht këtë synon edhe ky studim: gjetjen e këtyre faktorëve motivues dhe stimulimin e studenteve për arritjen e rezultateve sa më të larta.
Përveç punës në mësimdhënie, një vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe punës kërkimore-shkencore, pjesëmarrjes në konferenca dhe botimeve të ndryshme. Gjithashtu kurset e azhormimit, kontaktet dhe konsultimet me kolegë brenda e jashtë vendit i konsideron shumë të rëndësishme për hartimin e programeve sa më pranë atyre të universiteteve perëndimore e njëkohësisht përdorimin e librave të viteve të fundit në fushën përkatëse.
Që nga viti 2005 ka dhënë lëndë të ndryshme në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, si:
Teknika të përkthimit
Bazat e interpretimit
Gjuhësi e përgjithshme
Njohuri përkthimi
Përkthim terminologjie
Teori përkthimi
Përkthim-interpretim
Stilistikë italiane
Gjuhë Italiane I
Gjuhë Italiane II
Semantikë
Gjuhë e sotme italiane
Bazat pedagogjike të edukimit
Organizatat profesionale në të cilat bëni pjesë Nuk ka.
Fokusi i punës suaj kërkimore Puna kërkimore bazohet kryesisht në fushat e mësimdhënies dhe të përkthimit.
Projekte kërkimore të shkuara dhe të tashme (të ndara me presje) Projekti Promoalba, 2008-2009
Projekti i programit Tempus SEEPALS “South East Europeproject for the advancement of Language Studies” 2011
Kurse të nivelit Bachelor Teknika të përkthimit
Bazat e interpretimit
Gjuhësi e përgjithshme
Njohuri përkthimi
Përkthim terminologjie
Teori përkthimi
Përkthim-interpretim
Stilistikë italiane
Gjuhë Italiane I
Gjuhë Italiane II
Semantikë
Gjuhë e sotme italiane
Kurse të nivelit Master/Doktoraturë Bazat Pedagogjike të Edukimit
a) Metodologji e mësimdhënies;
b) Planifikimi dhe zhvillimi i kurrikulave dhe vlerësimi
Botimet Zaka G, 2013, Motivational elements of italian language studying for the students of the university of Vlora, ICRAE 2013, Shkoder, Shqiperi
Zaka G, 2012, Bilingualism, Brain and Education, International Journal of Arts and Sciences, UniversityPublications.net
Toska B, Zaka G, 2011, Critical overview of the degreee programmes offered by the Department of Foreing Languages në “Critical Comparision of Foreign Language Studies in the Region of South East Europe”, SEEPALS, Montenegro.
Zaka G, 2008, Studimi i disa metodave dhe elementëve të mësimdhënies në fushën e përkthimit, FSHS, UT, Tiranë
Zaka G, 2001, Konektorët në tekstin argumentues italisht dhe shqip, FGJH, UT, Tiranë
Vallone G, përkthyes Zaka G, 2008, Periudha pas Skënderbeut. Integrimi i Shqiptarëve në Institucionet Salentine në shek. XV-XVIII, Lecce, Italia, Acustica Edizioni
Zaka G, (në vazhdim) Faktorët motivacionalë dhe problematika e mësimit të gjuhës italiane – tezë doktorature.

 

Curriculum Vitae