Entela Avdulaj


Email: entela.avduli@univlora.edu.al

Lindur më 28 prill 1975 në qytetin e Vlorës, Shqipëri. Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti I Tiranës, Dega Punë Sociale, në vitin 1997. Në vitin 2008 ka përfunduar Masterin e Nivelit të Dytë, në Pedagogjinë e Specializuar dhe Masterin e nivelit të parë në Formimin Adult, në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Lausanne, Zvicër.
Që prej vitit 2011 po ndjek shkollën e Doktoraturës, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Tiranë në fushën e Punës dhe Politikave Sociale.
Ka një eksperiencë të gjerë punësimi në fushën praktike të Punës Sociale dhe atë Akademike. Që prej vitit 2004 është pedagoge e brendshme pranë Fakultetit të Shkencave Humane, Departamenti I Edukimit në Universitetin e Vlorës.
Që prej vitit 2004 është angazhuar në punën kërkimore shkencore duke marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe kongrese dhe duke botuar disa artikuj në revista shkencore.
Angazhimi I saj shtrihet edhe në kontributin që jep në kuader të shoqërisë civile, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ajo është angazhuar në projekte studimore dhe praktike me fokus social.

Emër Mbiemër Entela Avdulaj
E-mail entela.avduli@univlora.edu.al
Pozicioni në UV Pedagoge
Grada shkencore Master i Nivelit të Dytë
Fusha/fushat studimore Shkencat Sociale
Titulli akademik Lektor
Fakulteti Fakulteti i Shkencave Humane
Departamenti Departamenti i Edukimit
Përmbledhje biografike (të paktën tre paragrafë) Lindur më 28 prill 1975 në qytetin e Vlorës, Shqipëri. Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti I Tiranës, Dega Punë Sociale, në vitin 1997. Në vitin 2008 ka përfunduar Masterin e Nivelit të Dytë, në Pedagogjinë e Specializuar dhe Masterin e nivelit të parë në Formimin Adult, në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Lausanne, Zvicër.
Që prej vitit 2011 po ndjek shkollën e Doktoraturës, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Tiranë në fushën e Punës dhe Politikave Sociale.
Ka një eksperiencë të gjerë punësimi në fushën praktike të Punës Sociale dhe atë Akademike. Që prej vitit 2004 është pedagoge e brendshme pranë Fakultetit të Shkencave Humane, Departamenti I Edukimit në Universitetin e Vlorës.
Që prej vitit 2004 është angazhuar në punën kërkimore shkencore duke marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe kongrese dhe duke botuar disa artikuj në revista shkencore.
Angazhimi I saj shtrihet edhe në kontributin që jep në kuader të shoqërisë civile, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ajo është angazhuar në projekte studimore dhe praktike me fokus social.
Organizatat profesionale në të cilat bëni pjesë Organizatat profesionale me fokus në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe vecanërisht në fushën e trafikimit njerëzor dhe dhunës në familje; dhënia e ekspertizës në fushën e politikave sociale dhe punës sociale, si edhe angazhimi në rrjete kombëtare dhe ndërkombëtare për të promovuar sistemin e mbrojtjes dhe riintegrimit, janë fushat ku është fokusuar kontributi profesional.
Fokusi i punës kërkimore Fusha kërkimore është fokusuar në drejtimin institucional, vlerësimin e programeve dhe cilësisë së shërbimeve në qendrat e përkujdesit social dhe në politikat sociale. Duke u fokusuar në drejtimin eko-sistemik janë realizuar dhe po realizohen edhe në kuadër të studimeve doktorale, disa kërkime në këtë fushë.
Projekte kërkimore të shkuara dhe të tashme (të ndara me presje) Projektet kërkimore të shkuara kanë qenë në mbrojtjen e temës së diplomës së Masterit në vitin 2004-2008, në kuadër të studimeve për trafikimin e qenieve njerëzore nga Qendra Psiko-sociale “Vatra” 2002-2008, në kuadër të projektit të ekselencës në Universitetin e Vlorës për formimin e vazhduar viti 2011, si edhe projektin kërkimor për trafikimin e fëmijëve nga organizata ndërkombëtare Word Vision, viti 2012. Që nga viti 2011 dhe në vazhdim, në kuadër të Doktoraturës, projekti kërkimor me temë “Vlerësim sistemik i programeve ndërhyrëse në qendrat e shërbimeve sociale, në Shqipëri”.
Kurse të nivelit Bachelor Kurse në Filozofinë dhe Sociologjinë e edukimit – Dega Cikli I Ulët
Kurse në Hyrje në Filozofi- Dega Histori Gjeografi
Kurse në Vonesa Mendore – Dega Pedagogjia e Specializuar
Kurse të nivelit Master/Doktoraturë Në nivelin Master Shkencor në Edukim – kurse të Sociologjisë se Edukimit
Në nivelin Master Shkencor në Pedagogjinë e specializuar – kurse në Aftësinë e Kufizuar Mendore.
Botimet Avdulaj, E. (2011), “Cilesia e jetes se personave me aftesi te kufizuara ne qendrat e zhvillimit – nje kendveshtrim sistemik” Revista shkencore e Punes dhe Politikave Sociale. Nr. 3, fq. 85 – 98, “Dajti 2000”, TiranëAvdulaj, E., Prifti A. (2011) “Formimi i vazhduar dhe roli i universitetit nën këndvështimin e mësuesve të arsimit parauniversitar”, Vellimi i Konferences se Edukimit, UV, Fq. 354- 363, Europrint, Vlore

Avdulaj, E. (2010) “Stilet konjitive te te nxenit” , Mendimi Akademik I Universitetit “Ismail Qemali” No3, fq. 124-135, reviste on line.

Avdulaj, E. (2009) “Praktikat institucionale ne Shqiperi, per personat me aftesi te kufizuar”, Ne librin e Viviane Guerdan et al “Participation et responsabilites sociale”, fq 385 – 394, Peter Lang, Bern, Zvicer

 

Curriculum Vitae