Elena Polo


Email:elena.polo@univlora.edu.al

Elena Polo ka lindur në Vlorë, më 9 Prill 1989. Elena ka nisur studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i Ekonomiksit në vitin 2007. Më 2011, ajo është diplomuar me një Certifikatë si një ndër dhjetë studentet më të mira të fushës, duke përfunduar Masterin e Shkencave në Ekonomiks, me nje punim fokusuar në “ Riskun e sistemit financiar në kushte të stabilitetit dhe krizës së këtij sistemi”.
Menjeherë pas përfundimit të studimeve, Elena Polo filloi punë si asistente-pedagoge e jashtme në Departamentin e Ekonomiksit pranë FEUT. Më pas, ajo është angazhuar në mësimdhënie edhe në të tjera Universitete jopublike të vendit, ku në njërin prej tyre ka mbajtur për një vit pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Ekonomisë. Që prej Tetorit 2012, Elena është pjesë e stafit akademik të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, Departamenti i Shkencave Ekonomike, kryesisht e fokusuar në lëndët si Makroekonomia dhe Ekonomiksi i Sektorit Publik.
Si një person me një background të plotësuar në fushën e ekonomiksit, krijuese dhe me kapacitete profesionale dhe akademike, Elena Polo është sot pjesë e projekteve ekonomike në një Institut Kërkimor, sic është Instituti AGENDA, fokusuar në politikat sociale dhe analizat e zhvillimeve më të fundit ekonomike.
Sot, duke marrë në konsideratë përgatitjen, formimin e mirë ekonomik e shkencor dhe prirjen për punën studimore dhe kërkimore, ajo ka pasur një performacë shumë të mirë gjatë punës së saj, duke qënë vazhdimisht aktive në shkrimin e artikujve të ndryshëm, pjesëmarrjes në konferenca të ndryshme apo në debate apo intervista televizive ekonomike.

Emër Mbiemër Elena Polo
E-mail elena.polo@univlora.edu.al
Pozicioni juaj në UV Pedagoge
Grada shkencore MSc / Master i Shkencave
Fusha/fushat studimore Ekonomiks / Shkenca Ekonomike
Titulli akademik Lektore
Fakulteti Fakulteti i Ekonomisë
Departamenti Departamenti i Shkencave Ekonomike
Përmbledhje biografike (të paktën tre paragrafë) Elena Polo ka lindur në Vlorë, më 9 Prill 1989. Elena ka nisur studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i Ekonomiksit në vitin 2007. Më 2011, ajo është diplomuar me një Certifikatë si një ndër dhjetë studentet më të mira të fushës, duke përfunduar Masterin e Shkencave në Ekonomiks, me nje punim fokusuar në “ Riskun e sistemit financiar në kushte të stabilitetit dhe krizës së këtij sistemi”.
Menjeherë pas përfundimit të studimeve, Elena Polo filloi punë si asistente-pedagoge e jashtme në Departamentin e Ekonomiksit pranë FEUT. Më pas, ajo është angazhuar në mësimdhënie edhe në të tjera Universitete jopublike të vendit, ku në njërin prej tyre ka mbajtur për një vit pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Ekonomisë. Që prej Tetorit 2012, Elena është pjesë e stafit akademik të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, Departamenti i Shkencave Ekonomike, kryesisht e fokusuar në lëndët si Makroekonomia dhe Ekonomiksi i Sektorit Publik.
Si një person me një background të plotësuar në fushën e ekonomiksit, krijuese dhe me kapacitete profesionale dhe akademike, Elena Polo është sot pjesë e projekteve ekonomike në një Institut Kërkimor, sic është Instituti AGENDA, fokusuar në politikat sociale dhe analizat e zhvillimeve më të fundit ekonomike.
Sot, duke marrë në konsideratë përgatitjen, formimin e mirë ekonomik e shkencor dhe prirjen për punën studimore dhe kërkimore, ajo ka pasur një performacë shumë të mirë gjatë punës së saj, duke qënë vazhdimisht aktive në shkrimin e artikujve të ndryshëm, pjesëmarrjes në konferenca të ndryshme apo në debate apo intervista televizive ekonomike.
Organizatat profesionale në të cilat bëni pjesë Instituti AGENDA
Fokusi i punës kërkimore Politikat e ndryshme ekonomike dhe ndikimi në treguesit kryesorë makroekonomikë e financiarë; Modelet e rritjes dhe zhvillimit dhe gjetja e treguesve të rinj për analizimin e situatave ekonomike të vendeve në zhvillim
Projekte kërkimore të shkuara dhe të tashme (të ndara me presje) TabloEk- si një Përmbledhje Informative Ekonomike, numrat 1,2 dhe 3 tek www.tabloek.com
Kurse të nivelit Bachelor Hyrje në Ekonomi, Makroekonomi, Ekonomiks i Sektorit Publik, Ekonomiks Financiar
Kurse të nivelit Master/Doktoraturë Ekonomiks i Sektorit Publik
Botimet 1. Filipi,Gj dhe Polo,E (2012), Ekonomiksi i mirwqwnies – pabarazia nw shpwrndarjen e tw ardhurave, Euromediterranean
2. Filipi,Gj dhe Polo,E (2012), Economics of welfare: a missed discussion during our transition path, 3rd Regional Conference in Peja “Effects of global risk in transition countries”

 

Curriculum Vitae