Borana Mustafaraj


Email: borana.mustafaraj@univlora.edu.al

Borana Mustafaraj përfundoi studimet universitare për drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011, ku u diplomua me titullin “Master i Shkencave në Drejtësi”. Aktualisht ndjek Programin e studimeve te Ciklit te Trete, studimet Doktorale, me fokus fushën e të drejtës civile, po në të njëtin Universitet. Në maj të vitit 2013 ka marrë titullin “Avokat”.
Gjatë vitit akademik 2011-2012 ka punuar në Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës në pozicionin e pedagoges me kohë të plotë, ku ka zhvilluar lëndët “Procedurë civile” dhe “E drejtë civile”. Prej vitit 2012 e në vazhdim shërben si pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, ku ofron lëndët “E drejtë e detyrimeve dhe kontratave” dhe “E drejtë pune” në Programin Bachelor në Drejtësi dhe “Legjislacioni i biznesit” në Programin Master Profesional në Ekonomi-Financë.
Veprimtaria e saj kërkimore shkencore gjatë vitit akademik 2012-2013 konsiston në prezantimin dhe botimin e artikujve me titull “Imunity of a judge. The case of Albania” dhe “The creation of a future real estate object, problems and judicial practices” respektivisht në International Conference for Academic Disciplines, Florence, Italy dhe International Conference “Effects of global risk in transition countries”, Pejë, Kosovë. Gjithashtu është bashkëpunëtore në librin “Gjykata Europiane dhe E Drejta për jetë private”, botim i Institutit për Studimet Publike dhe Ligjore (ISPL), Tiranë 2012.

Emër Mbiemër Borana Mustafaraj
E-mail borana.mustafaraj@univlora.edu.al
Pozicioni në UV Pedagog
Grada shkencore MSc
Fusha/fushat studimore Shkenca Juridike
Titulli akademik Lektor
Fakulteti Fakulteti i Shkencave Humane
Departamenti Departamenti i Drejtësisë
Përmbledhje biografike (të paktën tre paragrafë) Borana Mustafaraj përfundoi studimet universitare për drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011, ku u diplomua me titullin “Master i Shkencave në Drejtësi”. Aktualisht ndjek Programin e studimeve te Ciklit te Trete, studimet Doktorale, me fokus fushën e të drejtës civile, po në të njëtin Universitet. Në maj të vitit 2013 ka marrë titullin “Avokat”.
Gjatë vitit akademik 2011-2012 ka punuar në Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës në pozicionin e pedagoges me kohë të plotë, ku ka zhvilluar lëndët “Procedurë civile” dhe “E drejtë civile”. Prej vitit 2012 e në vazhdim shërben si pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, ku ofron lëndët “E drejtë e detyrimeve dhe kontratave” dhe “E drejtë pune” në Programin Bachelor në Drejtësi dhe “Legjislacioni i biznesit” në Programin Master Profesional në Ekonomi-Financë.
Veprimtaria e saj kërkimore shkencore gjatë vitit akademik 2012-2013 konsiston në prezantimin dhe botimin e artikujve me titull “Imunity of a judge. The case of Albania” dhe “The creation of a future real estate object, problems and judicial practices” respektivisht në International Conference for Academic Disciplines, Florence, Italy dhe International Conference “Effects of global risk in transition countries”, Pejë, Kosovë. Gjithashtu është bashkëpunëtore në librin “Gjykata Europiane dhe E Drejta për jetë private”, botim i Institutit për Studimet Publike dhe Ligjore (ISPL), Tiranë 2012.
Organizatat profesionale në të cilat bëni pjesë Nuk ka
Fokusi i punës kërkimore Përgatitja e leksioneve dhe thellimi i njohurive në fushën e të drejtës civile në përmjet prezantimit dhe botimit të artikujve në Konferenca Shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe në revista juridike.
Projekte kërkimore të shkuara dhe të tashme (të ndara me presje) Nuk ka
Kurse të nivelit Bachelor “E drejtë civile 2″, “Procedurë civile”, “E drejtë kushtetuese”, “E drejtë pune”
Kurse të nivelit Master/Doktoraturë “E drejtë kushtetuese e krahasuar”, “Legjislacioni i biznesit”
Botimet 1.Mustafaraj, B. “Imunity of a judge. The case of Albania”, International Conference for Academic Disciplines, International Journal of Arts and Sciences https://ijas2013florence.sched.org/
2.Mustafaraj,B. “The creation of a future real estate object, problems and judicial practices”, International Conference “Effects of global risk in transition countries”, Conference Proceedings Book Year 3, No.3, ISSN 2232-8742, May 2013, p.383-388
3.Mustafaraj,B. “Gjykata Europiane dhe E Drejta per jete private”, Instituti per studimet publike dhe ligjore (ISPL), Tirane 2012

 

Curriculum Vitae