njoftime

[:sq]PËR PËRFITIMIN E PERJASHTIMIT NGA TARIFAT SHKOLLORE PËR VITIN AKADEMIK  2020-2021 (PËR STUDENTËT E CIKLIT TË PARË)[:]

[:sq]

NJOFTIM

PËR PËRFITIMIN E PERJASHTIMIT NGA TARIFAT SHKOLLORE PËR VITIN AKADEMIK  2020-2021

(PËR STUDENTËT E CIKLIT TË PARË)

Bazuar në VKM nr. 40, datë 23.01.2019, “Për disa ndryshime në VKM nr. 269, datë 29.03.2017, Për përcaktimin e kategorive te individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat vjetore të shkollimit, si dhe VKM nr.251 datë 27.03.2020 ”Për një ndryshim në VKM 269, datë 29.03.2017:

Studentët mund të aplikojnë për përjashtim nga tarifat e studimit 2020-2021 pranë Zyrave të studentit në fakultetet e tyre, në momentin e regjistrimit ose në momentin e plotësimit te kritereve dhe dokumentacionit .

Kur studenti aplikon ne momentin e regjistrimit, perjashtimi i tarifes fillon ne fillim te vitit akademik, kurse kur aplikohet gjate vitit akademik, perjashtimi fillon ne muajin pasardhes te muajit te aplikimit .

KATEGORITE PËRFITUESE.

I. STUDENTË EKSELENTË.

  1. Studentët e pranuar në vitin e parë akademik me notë mesatare vjetore  9 – 10  nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë. (Kjo kategori përcaktohet sipas listës së studentëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare të hartuar dhe të dërguar nga QSHA pranë MASR).
  2. Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, me notë mesatare vjetore të ponderuar 9 -10 të vitit akademik paraardhës,  përllogaritur me kreditet dhe notat e atij viti akademik. (Mesataret do të nxirren nga sekretaritë në Insitutucionet Publike të Arsimit të Lartë)
  1. STUDENTË NGA SHTRESA NË NEVOJË.

1) Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike

2)Bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studente.

3) Studentët, persona me aftësi të kufizuara, te vërtetuar nga Komisioni Mjeksor i Caktimit te Aftesisë për Punë (KMCAP), përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.

4) Studentët që i kanë të pakten njerin prind me aftësi të kufizuara, te vërtetuara me vendim të Komisionit Mjeksor të Caktimit te Aftësisë për Punë (përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar).

5).Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë

6) Studentët që kanë njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton.

7) Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë,  nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë.

8) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç

9) Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, deri në moshën 25 vjeç.

10) Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç;

11) Studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.”

12) Studente nga komuniteti Rom ose Egjiptian, te deklaruar me ane te vetedeklarimit.

13) Studentet femije te ish – te denuarve dhe ish-te perndjekurve politike nga sistemi komunist ose femije me prinder te denuar me heqje lirie.

Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, pa korrigjime, origjinal ose fotokopje të noterizuara dhe brenda 3 muajve të fundit.

Studentët nuk përfitojne perjashtim nga tarifat apo humbasin të drejtën e përfitimit në rast se:

  1. Nuk kane plotesuar kreditet per te kaluar ne vitin pasardhes.
  2. Janë ndarë nga trungu familjar;
  3. Familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;
  4. Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi (Me perjashtim te studenteve te shkelqyer).

Dokumentacioni dorëzohet në Zyren e Studentit prane fakultetit perkates.

FORMULARI I APLIKIMIT KU INFORMOHENI EDHE PER DOKUMENTACIONIN QE DUHET TE DOREZOJE STUDENTI  MUND TE SHKARKOHET KETU.

FORMULARI PER perjashtim nga tarifat 2020-21

DREJTORIA E EDUKIMIT PER CIKLIN I DHE II TE STUDIMEVE

 

 

 [:]