PËR FILLIMIN E VITIT AKADEMIK 2020-2021 DHE MËNYRËN E ZHVILLIMIT TË MËSIMIT NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI” VLORË

njoftime

PËR FILLIMIN E VITIT AKADEMIK 2020-2021 DHE MËNYRËN E ZHVILLIMIT TË MËSIMIT NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI” VLORË

Të dashur studentë, duke ju uruar një fillim të mbarë të vitit akademik, ju njoftojmë se:

  • Viti akademik për studentët e programeve të studimit Bachelor do të fillojë në datën 2 nëntor 2020 sipas orareve të publikuara nga njësitë përkatëse në https://univlora.edu.al/ .
  • Viti akademik për studentët e vitit të dytë të programeve të studimit të ciklit të dytë MASTER do të fillojë në datën 2 nëntor 2020.
  • Mësimi për të gjitha ciklet e studimit do të zhvillohet ONLINE nëpërmjet platformës GOOGLE CLASSROOM.

(UDHËZUES PËR STAFIN AKADEMIK / UDHËZUES PËR STUDENTËT)

  • Studentët e programeve të studimit Bachelor për vitet e para , do të marrin njoftim brenda ditës së hënë, 2 nëntor 2020 ne adresat e tyre elektonike qe jane percjelle nga MASR, per  kredencialet (emër.mbiemër@univlora.edu.al / fjalëkalimin) për t’u loguar në paketën GOOGLE CLASSROOM.
  • Studentët e viteve të dyta dhe të treta Bachelor, si dhe studentët  e viteve të dyta të programeve të ciklit të dytë  Master, mund të logohen në paketën GOOGLE CLASSROOM  nëpërmjet kredencialeve të aktivizuara në përfundim të vitit akademik 2019-2020.

Nëse nuk jeni në dijeni të tyre mund të merrni kredencialet tuaja duke kontaktuar (duke dërguar e-mail emër, mbiemër, programi i studimit) në adresat sipas tabelës bashkëngjitur njoftimit.

  • Studentët e programeve të studimit të viteve të para të programeve të studimit TË CIKLIT TË DYTË MASTER do të njoftohen për sa më sipër në përfundim të procedurave të regjistrimit.

SUKSESE !

Njoftimi i plote dhe tabela me informacionin e adresave per asistence

LISTA E KESHILLTAREVE AKADEMIKE SIPAS DEPARTAMENTEVE