FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE DHE NATYRORE

Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore  Departamenti i Matematikës  Departamenti i Matematikës synon të ofrojë një formim të shkëlqyer akademik për të përgatitur profesionistët

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE DREJTËSISË

Fakulteti i Shkencave Humane u krijua në 5 dhjetor 2007, para zhvillimit të zgjedhjeve në  universitet mbi bazën e departamenteve ekzistues ndërfakultetorë  të mësuesisë  dhe të  gjuhëv

FAKULTETI I SHËNDETIT

PËRSHËNDETJA PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021   Të dashur studentë! Ju uroj të gjithëve suksese në rrugën që keni nisur! Rruga e formimit si personel shëndetësor është një rrug

FAKULTETI I EKONOMISË

Të dashur studentë të Fakultetit të Ekomomisë, Të respektuar kolegë, Më lejoni t’ju uroj fillimin e një  viti te ri te mbarë akademik në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlor

Historiku i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë u hap në 10 Tetor 1994 me Vendim të Këshillit të Ministrave, nr. 105, datë 28.02.1994. Fillimisht mësimi filloi si Universiteti Teknologjik I Vlorës “Ismail Qemali”, me tri fakultete — Fakulteti i Tregëtisë, Fakulteti i Inxhinierisë Detare dhe Fakulteti i Infermierisë. Përzgjedhja e këty

Aktivitete

UV mirëpret 5 studentë Erasmus+ prej universiteteve partnere

Më 13 Mars 2024 Zyra e Marrëdhënjeve me Jashtë pranë Universitetit të Vlorës pati kënaqësinë të mirëpresë grupin e ri të studentëve Erasmus+ që kanë zgjedhur UV-në për një periud

Fakulteti i Shëndetit, organizoi një festë tek Shtëpia e Foshnjës, Vlorë

Në prag të festave të fundvitit Departamenti i Kujdesit Shendetesor në bashkëpunim me Departamentin e Infermierisë, Fakulteti i Shëndetit, organizoi një festë tek Shtëpia e Foshnjës, Vlorë

URIMI I REKTORIT TË UV PROF. DR ROLAND ZISI, ME RASTIN E FILLIMIT TË VITI TË RI AKADEMIK 2023-2024

Të dashur studentë!
Të nderuar profesorë!
Të nderuar familjarë të studentëve!
Të nderuar qytetarë!


Ditën e hënë, datë 2 tetor, në UV fillon Viti i Ri Akademik 2023-2024. Me këtë rast Ju përcjell të gjithëve Urimet e mia më të mira e të përzemërta, për një proces mësimor cilësor, të mbarë dhe me rezultate pozitive!
Kam kënaqësinë t’Ju drejtohem në veçanti studentëve të vitit të parë, të cilët zgjodhën UV, si alternativën dhe projektin më të mirë për realizimin e dëshirave dhe objektivave të tyre profesionale dhe akademike. Në emër të UV, stafit pedagogjik dhe administrativ, Ju falenderoj për zgjedhjen Tuaj dhe Ju siguroj se gjatë viteve të studimit do të merrni një shërbim arsimor universitar cilësor dhe bashkëkohor.
Ju keni zgjedhur të studioni në UV, në fusha e programe të ndryshme si: Ekonomik, Inxhinieri, Juridik, Infermieri, Pedagogji të Specializuar, Shkenca Kjompjuterike, Informatikë, Gjuhë të Huaja, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Mësuesi, Matematikë etj. Në total UV ofron 2 diploma tekniko-profesionale, 30 programe studimi Bachelor, 37 Programe studimi Master (Shkencor dhe profesional) si dhe një program doktorature. Në UV këtë vit të ri akademik do të ofrohen dhe programe të reja studimi: "Master Profesional" në "Udhërrëfim dhe Komunikim Turistik”, program studimi: Formim i vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike, programin e riorganizuar të Ciklit të Dytë në "Mësuesi për Arsimin fillor" dhe programi double degree në fushën e Turizmit në bashkëpunim me Universitetin "Aldo Moro", Bari Itali. Vitin e ardhshëm akademik do të fillojnë rrugëtimin e tyre për herë të parë edhe dy programe të reja double degree: Bachelor në “Gjuhësi të Aplikuar në Fushën e Turizmit”, në partneritet me Universitetin e Salentos, Lecce, Itali dhe programi "Inxhinieri mekanike", në bashkëpunim me Universitetin Politeknik, Bari, Itali.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë është zgjedhja e duhur për të vazhduar studimet tuaja të larta. Ai është i akrediturar dy herë nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisësë Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe Bordi i Akreditimit, Gjithashtu, të gjithë programet e ciklit të parë Bachelor janë të akredituara dhe në proces akreditimi (drejt finalizimit) ndodhen programet e ciklit të dytë Master Profesional e Shkencor. Kjo Ju jep mundësinë të ndiqni studimet në një Institucion ku diploma juaj ka vlerë dhe njihet ndërkombëtarisht.
Përmes marrëveshjeve të shumta që UV ka nënshkruar me Universitete partnere në gjithë Europën, Ju do të keni mundësi të zhvilloni pjesë të studimeve tuaja (semestrale) në një prej këtyre institucioneve dhe kostoja e studimeve nuk do rëndojë mbi buxhetet familjare, por do të mbulohet nga programi Erasmus+. UV ka disa vlerësime ndërkombëtare në fushën “Mobility of students and openess”. UV është vlerësuar si “Praktikë e mirë” për implementimin e ICM, prej Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri si dhe prej universiteteve të vendeve të programit si Universiteti i Padovës, Universiteti i Pireut etj.
UV ka një staf akademik e administrativ të kualifikuar dhe me përvoja pune ndërkombëtare. Gjatë studimeve tuaja ose në përfundim të tyre keni mundësi punësimi/zhvillimi praktike në biznese dhe institucione publike/private të mirënjohura në qytetin e Vlorës, rajonit, Shqipërisë dhe jashtë vendit. Zhvillimi i studimeve në UV, Ju jep mundësinë e një jete sociale aktive, dinamike e të larmishme përmes aktiviteteve kulturore e sportive, veprimtarive promocionale dhe një këshillim karriere frytdhënëse.

Të dashur studentë dhe prindër

Bashkë me urimin për një vit akademik sa më të mbarë e të suksesshëm dua t’Ju garantoj se, unë personalisht, autoritetet drejtuese, personeli akademik dhe administrativ i UV-së, do të ofrojmë për JU angazhim maksimal human dhe profesional me qëllim realizimin e pritshmërive Tuaja nga institucioni Ynë!
Urimet më të përzemërta të gjithë studentëve, pedagogëve të Universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës, autoriteteve drejtuese dhe strukturave të tij, për një vit akademik cilësor, të mbarë e të suksesshëm!

Miqësisht dhe me mirënjohje,


Rektori,
Prof. Dr. ROLAND ZISI