Njoftim punesimi – SPECIALISTE PROTOKOLLI/ASISTENTE DEKANI PRANË DEKANIT TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE HUMANE

njoftim pune njoftim punesim

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 27, datë 04.04.2019 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

PERSONEL NDIHMËSAKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV ME KOHEZGJATJE TE CAKTUAR

“SPECIALISTE PROTOKOLLI/ASISTENTE DEKANI PRANË DEKANIT TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE HUMANE”

Përshkrimi i vendit të punës

Specialisti i Protokollit/Asistent Dekani pranë Dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane përveç funksioneve të Sekretarisë së veçantë (axhenda, koordinime, njoftime, takime, asistencë, ndihmë etj.), kryen edhe funksione të sekretari-arkivit. Mban korrispodencën shkresore hyrëse dhe dalëse të përcjellë nga Dekani.

Shkarko njoftimin e plote
Skema e vleresimit