Njoftim Punësimi – Personel Akademik me Kohë të Pjesshme

njoftim pune njoftim punesim

NJOFTIM

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 65, datë 05.11.2020 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

 

4 (KATËR) PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË GRUP LËNDËT E INXHINIERISË MEKANIKE, NAVALE, PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021, PRANË DEPARTAMENTIT TË INXHINIERIVE DHE TEKNOLOGJISË DETARE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TEKNIKE DHE NATYRORE 

Përshkrimi i vendit të punës

  • Pedagog me angazhim me kohë të pjesshme
  • Mësimdhënie në grup lëndët e Inxhinierisë Navale/Mekanike
  • Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standartin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ në eksperiencat e mëparshme në punë;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore “largim nga puna” si dhe të mos jetë në proces gjyqësor me Universitetin “Isamil Qemali” Vlorë;
  • Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese të UV-së, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

Kritere të veçanta

  1. Të zotëroj të paktën një nga titujt e studimit: Diplomë Master i Shkencave ose Ekuivalent i saj në fushën e Inxhinierisë Mekanike/Navale të fituar brenda ose jashtë vendit; Diplomë Master i Nivelit të Dytë ose Ekuivalent i saj në fushën e Inxhinierisë Mekanike/Navale të fituar brenda ose jashtë vendit; ose të ketë përfunduar formimin teorik të Shkollës së Doktoratës (60 kredite) në fushën e Inxhinierisë Mekanike/Navale. Kandidatët me diploma të fituara jashtë vendit duhet të jenë të pajisur me dëshminë e njohjes dhe ekuivalentimit nga MASR, sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Të këtë mesataren Universitare në Bsc+Msc shkencor mbi 8 (tetë), ose mesataren e DIND mbi 8 (tetë), si dhe ato të formimit teorik të shkollës së doktoratës mbi 8 (tetë).
  3. Preferohen kandidatët me tituj akademik Profesor dhe Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara.
  4. Preferohen kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet e doktoratës (në fushat e kërkuara), ose janë në përfundim të studimeve të doktoratës (në fushat e kërkuara).
  5. Preferohen kandidatët që kanë fituar gradën shkencore PhD në Universitetet perëndimore apo Universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre (në fushën e kërkuar).
  6. Preferohen kandidatët me aktivitet botues dhe kërkimor – shkencor
  7. Preferohen kandidatët me eksperienca në koordinimin e projekteve kërkimore dhe te zhvillimit.
  8. Preferohen që kandidatët të njohin një prej pesë gjuhëve të Bashkimit Europian: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (niveli B1), ose me dëshmi të dokumentuar nga Universiteti i Tiranes (të paktën nota 8 (tetë) ). Nëse Kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
  9. Preferohen që kandidatët të kenë eksperienca punësimi si personel shfrytëzues në anije, ose Kantiere Detare.

 

Vlerësimi bëhet sipas pikëve të mëposhtme:

Shkollimi

1. Për çdo 1/10 mbi notën mesatare 8(tetë) vlerësimi me 1 pikë
2. Studime të thelluara pasuniversitare, SHPU, Master i nivelit të Dytë ose ekuivalent i saj 10 pikë

 

3. Doktoraturë në vazhdim në fushat e kërkuara 30 pikë

 

Grada Shkencore/Titulli Akademik

1. Doktor i shkencave në fushat e kërkuara 50 pikë
2. PhD në Universitetet Perëndimore në fushat e kërkuara 70 pikë
3. Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara 70 pikë
4. Profesor Doktor në fushat e kërkuara 100 pikë
5. Doktor i shkencave në fusha të përafërta me fushat e kërkuara (5-10 pikë, sipas përafërsisë me fushën e kërkuar, komisioni i vlerësimit gjykon lidhur me përafërsinë me fushat e kërkuara)

 

Eksperienca në IAL

  • Eksperienca në mësimdhënie në IAL publike, me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total, me kohë të pjesshme 0.5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë në total.

 

Eksperienca e punës në profesion

  • Eksperienca në profesion si personel shfrytëzues në anije ose kantiere detare, ose eksperiencë në fushën mekanike, 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 10 pikë në total.

 

Njohja e gjuhës së huaj

  • Për çdo gjuhë të huaj, dhe të ceritifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (nota të paktën 8 ose niveli B1) 2 pikë

 

Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit

1. Botime në revista shkencore ndërkombëtare 2 pikë për çdo artikull
2. Botime në revista shkencore kombëtare 1 pikë për çdo artikull
3. Pjesëmarrje në hartimin dhe zbatimin e projekteve ndërkombëtare të kërkim zhvillimit 2 pikë për çdo projekt të koordinuar apo zbatuar

Kandidatët të cilët dorëzojnë dokumentacion të pa noterizuar, ose kanë mungesë në dokumentacion nuk do të merren në shqyrtim nga komisioni.

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i aplikimit i plotësuar nga aplikanti. Gjendet në adresën univlora.edu.al
  • Jetëshkrim/ CV;  Kliko Këtu: Formular-aplikimi-per-personel-akademik
  • Diploma/t universitare (kopje e noterizuar);
  • Lista e notave e studimeve universitare (origjinal ose kopje e noterizuar);
  • Tituj akademik ose grada shkencore (kopje e noterizuar);
  • Dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim (kopje të noterizuara);
  • Artikuj të botuar, projekte shkencore, etj;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, seminare, workshop-e, etj (kopje të noterizuara);
  • Libreza e punës (origjinale ose kopje të noterizuar)
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit (origjinal);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dokument origjinal i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor);
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;

Shënim: Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Mënyra e aplikimit 

Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:

              – Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

Lagjja. “Pavarësia”, Rr. “Kosova” 9400  Vlorë, Shqipëri.

-Drejtoria e Komunikimit dhe e Burimeve Njerëzore.

– Personel akademik me kohë të pjesshme për grup lëndët  e Inxhinierisë Mekanike/Navale pranë Departamentit te Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare

 

 

Afati për aplikim

  • Afati për të aplikuar është 2 dy (javë) kalendarike. Ky afat fillon nga data e nesërme e publikimit të njoftimit  në web-site zyrtar të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë: univlora.edu.al. (njoftimi u publikua në datën 09.11.2020 dhe afati përfundon në datën 24.11.2020.
  • Dokumentacioni i dorëzuar në shërbimin postar pas datës 24.11.2020, do t’i kthehet aplikantit pa veprime.

 

Procedura e punësimit të personelit akademik

  • Punësimi i personelit akademik në UV bëhet me konkurs.
  • Konkurimi do të kryhet në dy faza: vlerësimi i dosjes dhe intervista e drejtëpërdrejtë e kandidatit.
  • Dokumentacioni i dorëzuar nga aplikanti në kundërshtim me kërkesat e shpallura, nuk do të merret në konsideratë nga Komisioni ad hoc. Vlerësimi do të kryhet vetëm mbi bazën e dokumentacionit të konsideruar të vlefshëm.
  • Komisioni ad hoc njofton kandidatët për rezultatet e vlerësimit të fazës së parë.
  • Ankesat në lidhje me vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimin e procedurave nga komisioni ad hoc, paraqiten te Rektori brenda 5 (pesë) ditëve.
  • Kandidatit i lind e drejta e ankimit nga e nesërmja e njoftimit të vendimit për fazën e parë të vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar. Në këtë rast, Rektori urdhëron komisionin ad-hoc për pezullimin e procedurës së konkurimit deri në përfundimin e procedurës së shqyrtimit të ankimit. Kur vlerëson se ankimi është i pranueshëm, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të ankimit, Rektori vendos me një akt të ri anullimin, shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit të komisionit ad-hoc. Vendimi i rektorit i njoftohet komisionit ad-hoc i cili në vijim cakton datën dhe njofton kandidatët fitues për zhvillimin e intervistës me gojë.
  • Kandidati i cili kalon fazën e parë të kualifikimit të dosjes, por nuk paraqitet në fazën e dytë të intervistës me gojë, skualifikohet nga konkurimi.
  • Komisioni ad hoc vlerëson dhe rendit kandidatët konkurues sipas pikëzimit të vendosur në rregulloren e UV-së dhe ia përcjell Rektorit i cili vendos në mënyrë përfundimtare mbi secilën kandidaturë.
  • Kundër vendimit të fazës së dytë për vlerësimin e intervistës, kandidati ka të drejtën e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Në këtë rast, Rektori urdhëron shqyrtimin e ankimit. Kur vlerëson se ankimi është i pranueshëm, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të ankimit, rektori vendos me një akt të ri anullimin, shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit të komisionit ad-hoc.
  • Vendimi përfundimtar i Rektorit për miratimin e klasifikimit përfundimtar dhe shpalljen e fituesit, i njoftohet palëve të interesuara.
  • Rektori emëron kandidatin fitues dhe nënshkruan kontratën e punës.

 

DREJTOR

Eloina TOZAJ

 

Formulari i aplikimit