Njoftim per rifillimin e punes per mbylljen e vitit akademik 2019 -2020

njoftime

     NJ O F T I M

Sipas Urdhrit te MASR Nr.104, dt.30-04-2020 per “Marrjen e masave per mbylljen e vitit akademik 2019-2020” dhe Udhezimit Nr.1, dt.08-05-2020,  si edhe orari i vecante i leksioneve te programit bachelor dhe master, te ardhura nga fakultetet,  ju bejme  me dije se:

  1. Data 01.06.2020 eshte rifillimi i punes me kohe te plote i te gjithe personelit akademik, ndihmes akademik  dhe administrativ ne fakultete.
  2. Departamentet te marrin masa per zbatimin e planit mesimor te mbetur nga ky vit akademik, te percaktuar paraprakisht prej fakulteteve dhe te miratuar nga Rektori i UV gjate javes se shkuar.
  3. Te behen njoftime te afishuara dhe online per orarin mesimor te periudhes se zhvillimit te Leksioneve/Konsultimeve dhe me vone Provimeve, sipas percaktimeve paraprake nga ana e departamenteve.
  4. Te identifikohen studentet. qe nuk jane rregjistruar ne klasat online, per te organizuar nje orar mesimor te personalizuar ne menyre qe tu mundesohet mbyllja e vitit akademik. Kjo detyre te realizohet ne bashkepunim midis lektoreve te moduleve perkatese dhe keshilltareve akademike.
  5. Sekretaria mesimore te filloje pregatitjet per provimet e fundit dhe diplomimin e studenteve te vitit te fundit ne programet bachelor dhe master.
  6. Asistentet e Dekanit / Specialistet e Arkives te perfundojne database-in e leksioneve te rregjistruara, sipas programeve mesimore.

Kujtese!!! Zbatimi i rregullave te distancimit social (1 student ne banke) dhe higjenes se duarve dhe ambientit sipas protokollit te percaktuar nga Ministria e Shendetesise!

REKTORI

Prof. Roland Zisi