Njoftim për personel akademik pranë Qendrës Kërkimore Shkencore, të FSHP

njoftim pune njoftim punesim

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 39, datë 02.09.2020 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

2 (DY) PERSONEL AKADEMIK ME ANGAZHIM ME KOHË TË PLOTË, PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021, PRANË QENDRËS KËRKIMORE-SHKENCORE TË SHËNDETIT PUBLIK TË FUSHËS SË MJEKËSISË (SPECIALIST OSE I PËRGJITHSHËM)

Përshkrimi i vendit të punës

  1. Pedagog me kohë të plotë
  2. Mësimdhënie në modulet: Kirurgji, Anatomi, Promocion shëndetësor në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.
  1. Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  1. Mbështetje për nevojat e Qendrës dhe Fakultetit.

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standartin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ në eksperiencat e mëparshme në punë;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore “largim nga puna” si dhe të mos jetë në proces gjyqësor me Universitetin “Isamil Qemali” Vlorë;
  • Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese të UV-së, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

 Kriteret e seleksionimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve:

  1. Të kenë diplomë në Mjekësi të Përgjithshme. Diploma e Specializimit dhe Grada Shkencore jep prioritet.
  2. Nota mesatare minimale 8 (tetë).
  3. Të kenë njohje të nivelit B2-C1 në gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të BE jep përparësi.
  4. Të kenë njohuri/eksperiencë mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet më së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i aplikimit i plotësuar nga aplikanti. Gjendet në adresën univlora.edu.al
  • Jetëshkrim/ CV;
  • Diploma/t universitare (kopje e noterizuar);
  • Lista e notave e studimeve universitare (origjinale ose kopje e noterizuar);
  • Tituj akademik ose grada shkencore (kopje e noterizuar);
  • Dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim (kopje të noterizuara);
  • Artikuj të botuar, projekte shkencore, etj;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, seminare, workshop-e, etj (kopje të noterizuara);
  • Libreza e punës (origjinal ose kopje të noterizuar)
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit (origjinal);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dokument origjinal i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor);
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;

Shënim:

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Mënyra e aplikimit

Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:

 -Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

-Lagjja. “Pavarësia”, Rr. “Kosova” 9400  Vlorë, Shqipëri.

-Drejtoria e Komunikimit dhe e Burimeve Njerëzore.

-Personel akademik me kohë të plotë, për vitin akademik 2020-2021, Qendra Kërkimore Shkencore e Shendetit Publik ne Fakultetin e Shendetit

 

Afati për aplikim

  • Afati për të aplikuar është 2 dy (javë) kalendarike. Ky afat fillon nga data e nesërme e publikimit të njoftimit  në web-site zyrtar të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë: univlora.edu.al. (njoftimi u publikua në datën 02.09.2020 dhe afati përfundon në datën 17.09.2020).
  • Dokumentacioni i dorëzuar në shërbimin postar pas datës 17.09.2020, do t’i kthehet aplikantit pa veprime.

 

Procedura e punësimit të personelit akademik

  • Punësimi i personelit akademik në UV bëhet me
  • Konkurimi do të kryhet në dy faza: vlerësimi i dosjes dhe intervista e drejtëpërdrejtë e kandidatit.
  • Dokumentacioni i dorëzuar nga aplikanti në kundërshtim me kërkesat e shpallura, nuk do të merret në konsideratë nga Komisioni ad hoc. Vlerësimi do të kryhet vetëm mbi bazën e dokumentacionit të konsideruar të vlefshëm.
  • Komisioni ad hoc njofton kandidatët për rezultatet e vlerësimit të fazës së parë.
  • Ankesat në lidhje me vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimin e procedurave nga komisioni ad hoc, paraqiten te Rektori brenda 5 (pesë) ditëve.
  • Kandidatit i lind e drejta e ankimit nga e nesërmja e njoftimit të vendimit për fazën e parë të vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar. Në këtë rast, Rektori urdhëron komisionin ad-hoc për pezullimin e procedurës së konkurimit deri në përfundimin e procedurës së shqyrtimit të ankimit. Kur vlerëson se ankimi është i pranueshëm, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të ankimit, Rektori vendos me një akt të ri anullimin, shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit të komisionit ad-hoc. Vendimi i rektorit i njoftohet komisionit ad-hoc i cili në vijim cakton datën dhe njofton kandidatët fitues për zhvillimin e intervistës me gojë.
  • Kandidati i cili kalon fazën e parë të kualifikimit të dosjes, por nuk paraqitet në fazën e dytë të intervistës me gojë, skualifikohet nga konkurimi.
  • Komisioni ad hoc vlerëson dhe rendit kandidatët konkurues sipas pikëzimit të vendosur në rregulloren e UV-së dhe ia përcjell Rektorit i cili vendos në mënyrë përfundimtare mbi secilën kandidaturë.
  • Kundër vendimit të fazës së dytë për vlerësimin e intervistës, kandidati ka të drejtën e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Në këtë rast, Rektori urdhëron shqyrtimin e ankimit. Kur vlerëson se ankimi është i pranueshëm, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të ankimit, rektori vendos me një akt të ri anullimin, shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit të komisionit ad-hoc.
  • Vendimi përfundimtar i Rektorit për miratimin e klasifikimit përfundimtar dhe shpalljen e fituesit, i njoftohet palëve të interesuara.
  • Rektori emëron kandidatin fitues dhe nënshkruan kontratën e punës.

DREJTOR

ELOINA TOZAJ

Skema e vlersimit