Njoftim!

njoftime

Ju njoftojmë se, Zyra Kombëtare Erasmus + Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve, organizojnë në datën 31 Maj 2019, ora 09:15, në Sallën Rilindja të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, aktivitetin informues “Info Day Erasmus+” për studentë e pedagogë.

Qëllimi i aktivitetit ka të bëjë me informimin mbi mundësitë Erasmus+ për mbështetje të rritjes së kapaciteteve të IAL-ve  dhe aplikimet e “International Credit Mobility and EMJMD”, si dhe rolin që secila prej strukturave organizuese të aktivitetit mund të ofroj për të përfituar sa më shumë në të ardhmen nga fondet Erasmus+ për arsimin e lartë.

Ju nxisim të merrni pjesë pasi Erasmus + të ndryshon jetën dhe të çliron mendjen!

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet!