Aktivitete njoftime Njoftime FSHH

[:sq]Kualifikim i ekipit “Virtus” të UV-së në finalen e kompeticionit Moot Court Albania 2017.[:]

[:sq]

Studentët e Departamentit të Drejtësisë:

Dorjana Canaliaj; 
Emiliana Bedini;
Fjoralda Xhaferraj;
Mersilda Lamaj;
Aurela Tahiraj dhe
Antonela Xhelaj

përfaqësuan UV në kompeticionin MOOT COURT ALBANIA 2017, organizuar nga European Centre në Bashkëpunim me Civil Rights Defenders, duke u kualifikuar për në finalen kombëtare, që do të zhvillohet në Tiranë, në dt. 23 dhjetor, 2017 në Gjykaten e Lartë.
Ekipi përfaqësues i UV-së u rendit i pari në Republikë me 83 pikë kundrejt UT që u rendit i dyti me 81 pikë.
Në finale këto dy ekipe do të garojnë në gjyqin simulues përpara trupit gjykues në Gjykatën e Lartë, në të cilin do të ketë edhe gjyqtare të huaj.
Ekipi fitues kombëtar do të përfaqesojë Shqipërinë në REGIONAL MOOT COURT që do të mbahet në pranverën që vjen në Maqedoni.

Suksese studentëve të UV!

[:]