Kongresi i 3-të i studimeve Evropiane

njoftime Thirrje

Kongresi i 3-të i studimeve Evropiane

Shoqata Polake e Studimeve Evropiane dhe Kryetari i Studimeve Evropiane të Universitetit të Wroclaw në Poloni organizojnë aktivitetin më të madh të studimeve europiane 2020 në Poloni.

Tema kryesore e të gjitha seksioneve është ‘Ta shohim Evropën së bashku në kontekstin e ndryshimeve si të brendshme ashtu edhe në dritën e pozitës dhe rolit të saj në botën e globalizuar.’’

Ftohen të marrin pjesë studiues nga fusha të ndryshme të studimit të cilët janë të interesuar për të gjitha fenomenet dhe proceset në Evropën bashkëkohore, në kontekstin ndërkombëtar, kombëtar, rajonal dhe lokal.

Kongresi do të zhvillohet në Wrocław, Poloni në  datat 14-16 Shtator 2020.

Më shumë informacion rreth kongresit gjeni në linkun: http://kongres2020.uni.wroc.pl/en/ dhe nëse keni  pyetje a paqartësi kontaktoni në adresen elektronike kongres2020@uwr.edu.pl

Gjithashtu, për çdo paqartësi mund të komunikoni dhe me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën elektronike: international@univlora.edu.al