Konferenca e Dytë Shkencore “Rendi, Siguria, Komuniteti”

njoftime Njoftime FSHH

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, të Akademisë së Sigurisë, Departamenti i Drejtësisë, i Fakultetit të Shkencave Humane, të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit Vlorë organizuan ditën e Premte, datë 24.05.2019, pranë ambienteve të Universitetit, Konferencën e Dytë Shkencore “Rendi, Siguria, Komuniteti”.

Në këtë aktivitet morrën pjesë Akademikë, profesionistë, ekspertë të fushës së drejtësisë dhe strukturave të rendit dhe sigurisë, pedagogë dhe studentë  të Fakultetit të Drejtësisë në Departamentin e Drejtësisë/Fakulteti Shkencave Humane  në Universitetin e “Ismail Qemali” dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit/Akademia e Sigurisë, punonjës të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve publike e private.

Qëllimi shkëmbimi i eksperiencave teorike dhe praktike, si në fushën e rendit dhe te sigurisë dhe atë të interpretimeve ligjore apo problematikave me të cilat ndeshemi në komunitet.