Njoftime FSHH

[:sq]KOFERENCE NDERKOMBETARE SHKENCORE[:]

[:sq]Në datat 26-27.10.2017, në Universitetin e Beogradit u zhvillua konferenca ndërkombëtare shkencore mbi studimet ballkanike “Mapping Balkan routes 2: literary, cultural and linguistic landscapes  – European perspectives”. Kjo konferencë u organizua nga Fakulteti  i Filologjisë, Universiteti i Beogradit në bashkëpunim me  Departamentin e Gjuhëve të Huaja dhe Departamentin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë. Seanca plenare nisi me fjalën e Rektores së Universitetit të Beogradit , Prof. Ivanka Popovic e cila u pasua nga  fjala përshëndetëse  e Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Roland Zisi, të cilën e përcolli Prof. as. Armela Panajoti , Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.  Mesazhet përshëndetëse të drejtuesve të të dy institucioneve u çmuan shumë nga pjesëmarrësit. Prof. Julijana Vučo, zv/dekane e Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Beogradit, në fjalën e saj, vuri në dukje rolin e bashkëpunimit midis dy universiteteve. Ndër të tjera, ajo  vlerësoi organizimin e kësaj konference të dytë si një pjesë të rëndësishme të këtij bashkëpunimi dypalësh. Prof. Vesna Polovina, përgjegjëse e Departamentit të Albanologjisë, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Beogradit, theksoi rëndësinë që ka ky aktivitet për kolegët e këtij departamenti , por jo vetëm. Në emër të studiuesve të albanologjisë, konferencën e përshëndeti Akademike Floresha Dado e cila vlerësoi këtë bashkëpunim dhe vuri theksin në zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe mes qendrave shkencore të të dy vendeve. Folëse kryesore në këtë konferencë ishte Prof.as. Armela Panajoti me kumtesën “The Balkans in Travel Blog Narratives”, e cila ngjalli mjaft interes dhe diskutime te pjesëmarrësit.

Në konferencë morën pjesë dhe referuan rreth 60 studiues nga 10 shtete të ndryshme (Shqipëri, Kosovë, Rusi, Serbi, Itali, Francë, Greqi, Austri, Maqedoni dhe Turqi).

Bashkëorganizatorëve nga Universiteti “Ismail Qemali” , Vlorë u la shumë mbresa organizimi i kësaj konference e cila dëshmoi qartë një frymë bashkëpunimi midis dy institucioneve , e cila u përcoll gjatë gjithë ditëve të qëndrimit të pedagogëve të universitetit tonë. Përpos konferencës, pjesëmarrësit nga UV, ndoqën edhe takimin e organizuar nga Klubi Kulturor i Shqiptarëve, ku të ftuar në panel ishin: akademikët Floresha Dado dhe Shaban Sinani nga Shqipëria dhe profesor Alexander A. Novik nga Rusia. Më poshtë gjeni lidhjen për pasqyrimin e konferencës nga UB, http://galerija.fil.bg.ac.rs/2018-10-26-Konferencija-Mapping-Balkan-routes-/, si dhe disa foto nga aktiviteti i klubit.

[:]