njoftime

[:sq]Hapen thirrjet e 3-ta për Projekt – Propozime, PA1 dhe PA2, Programi Interreg ADRION 2014-2020[:]

[:sq]Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Programi Transnacional ADRION 2014-2020 lançon Thirrjet e 3ta për Projekt Propozime të orientuara në Aksin Prioritar 1 – Inovacioni (Rajon Inovator dhe i Zhvilluar) dhe Aksin Prioritar 3 – Transporti (Rajon i Ndërlidhur).

  • Projekt Propozimet për Thirrjen e 1të fokusuar në Aksin Prioritar 1 mund të dorëzohen prej datës 20 Maj 2019 deri më 29 Korrik 2019.

Kjo thirrje targeton dy temat: 1)”Blue Growth on Smart Specialization Strategy’ (S3)”dhe 2) Inovacionin Social

  • Projekt Propozimet për Thirrjen e 2të fokusuar në Aksin Prioritar 3 mund të dorëzohen prej datës 22 Maj 2019 deri më 31 Korrik 2019.

Kjo thirrje targeton dy temat: 1) Transportin Detar dhe 2) Transportin e Qytetit.

Një projekt propozim duhet të targetoj vetëm një temë për secilën thirrje. Në rast mungese të emërtimit të tematikës të së cilës i është referuar aplikimi, atëhere do të ketë përjashtim të projekt propozimit (kriteri i lejueshmërisë).

BUXHETI

  • Në aksin prioritar 1, alokimi indikativ financiar për secilën temë është rreth 3,11 MIL (ERDF + IPA + Bashkëfinancim).
  • Në aksin prioritar 3, alokimi indikativ financiar për secilën temë është rreth 3,7 MIL (ERDF + IPA + Bashkëfinancim).

DORËZIMI I APLIKIMIT TUAJ

Proçedura e dorëzimit të aplikimeve përbëhet nga a)formulari i aplikimit, që duhet të plotësohet dhe validohet, dhe b)disa shtojca (duke përfshirë deklaratat) të cilat janë të detyrueshme.

Aplikimet duhet të dorëzohet në mënyrë elektronike përmes sistemit eMS.

Për të hartuar në mënyrë korrekte propozimet tuaja, lexoni me kujdes dokumentet e mëposhtme:

  • Termat e Referencës
  • Kriteret e pranimit dhe vlerësimit
  • Formularët e aplikimit
  • Udhëzues i dedikuar eMs për të lehtësuar hartimin e propozimit tuaj
  • Manuali i Programit, në linkun

http://www.adrioninterreg.eu/index.php/2019/05/14/application-package_3-call/

Për më shumë informacion për përfituesit dhe grupet e synuara, ju lutemi referojuni njoftimit përkatës të Thirrjeve dhe Manualit të Programit në faqen zyrtare të Interreg ADRION në linkun:

http://www.adrioninterreg.eu/index.php/2019/05/20/adrion-3rd-call-for-proposals/

Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënjeve me Jashhtë është në dispozicion tuaj për cdo information apo mbeshtetje teknike në gjithë procesin.

 [:]