Takim miqësor midis Prof. Dr. Roland Zisi, Rektor i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Z. Zhou Ding, Ambasador i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë.

Aktivitete njoftime

Pranë ambienteve të rektoratit më datë 12.06.20196, u zhvillua takimi midis Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Z. Zhou Ding, Ambasadorit të Ri të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë.

Në takim u diskutua për bashkëpunimet bilaterale të Universitetit tonë me Universitetet e Kinës, Shkëmbimeve të Profesorëve dhe studentëvë. Gjithashtu u diskuta mbi konferencën “ Marrëdhëniet Shqiptaro – Kineze: tradita, gjendja dhe perspektiva”. Konferencë shkencore ndërkombëtare në 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës, Tiranë-Vlorë, 10-13 Tetor 2019.