Njoftim per procedurat e perjashtimit nga tarifat per vitin akademik 2019-2020

njoftime

NJOFTIM PËR PËRFITIMIN E PËRJASHTIMIT NGA TARIFAT SHKOLLORE PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020

Bazuar në VKM nr. 40, datë 23.01.2019, “Për disa ndryshime në VKM nr. 269, datë 29.03.2017, Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve,në një program të integruar të studimeve ose një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat vjetore të shkollimit:

Studentët mund të aplikojnë për përjashtim nga tarifat e studimit 2019-2020 pranë Zyrave të studentit në fakultetet e tyre, në momentin e regjistrimit ose në momentin e plotësimit të kritereve dhe dokumentacionit.

Kur studenti aplikon në momentin e regjistrimit, përjashtimi i tarifës fillon në fillim të vitit akademik, kurse kur aplikohet gjatë vitit akademik, përjashtimi fillon në muajin pasardhës të muajit të aplikimit.

KATEGORITË DHE LISTA E DOKUMENTACIONIT QË DUHET TË PARAQESIN APLIKANTËT SIPAS KATEGORIVE PËRFITUESE

  1. Student ekselent:
  • Studentët e pranuar në vitin e parë akademik me notë mesatare vjetore nga 9(nëntë) deri në 10(dhjetë) nga sistemi I arsimit të mesëm që do të përcaktohen sipas listës së studentëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare të hartuar dhe të dërguar nga QSHA.
  • Dokumentacioni i studentit:
  1. Formular aplikimi.
  2. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
  3. Fotokopje karte identiteti.

 

  • Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, me notë mesatare vjetore të ponderuar nga 9(nëntë) deri në 10(dhjetë) të vitit paraardhës akademik, të përllogaritur me kreditet, dhe notat e atij viti akademik, do të nxirren nga vetë IAL-të.
  • Dokumentacioni i studentit:
  1. Formular aplikimi.
  2. Vertetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
  3. Fotokopje karte identiteti.

 

  1. Studente nga shtresa ne nevojë:
  • Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike:
  • Dokumentacioni i studentit;
  1. Formulari i aplikimit.
  2. Vërtetim që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike, ku të specifikohet masa e ndihmës ekonomike vlera e shprehur në shifra dhe fjalë (dokument original i lëshuar nga njësia e qeverisjes vendore).
  3. Fotokopje e kartës së identitetit e studentit aplikues.
  4. Çertifikatëë familjare (portal e-albania).
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
  6. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjeç të cilët nuk figurojnë si tatimpagues për ushtrimin e aktivitetit privat. (portali e-albania).

 

  • Bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy student:
  • Dokumentacioni i studentit
  1. Formulari i aplikimit.
  2. Fotokopje e kartës së identitetit e studentit aplikues.
  3. Çertifikatëë familjare.
  4. Çertifikatëë martese.
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit për secilin prej bashkëshortëve studentë.
  6. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve (portali e-albania) ose Njësia e Qeverisjes Vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbi 18 vjeç të cilët nuk figurojnë si tatimpagues për ushtrimin e aktivitetit privat.

 

  • Studentët, persona me aftësi të kufizuara, te vërtetuar nga Komisioni Mjeksor i Caktimit te Aftesisë për Punë (KMCAP), përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.
  • Dokumentacioni i studentit
  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatëë Familjare.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit.
  4. Vërtetimi i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), (vërtetim origjinal ose kopje e noterizuar) për studentin me aftësi të kufizuar.
  5. Vërtetim nga ISSH për pagesën e aftësisë së kufizuar.
  6. Vërtetim origjinal që studenti përfiton pagesë paaftësie nga njësia e qeverisjes vendore.
  7. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.

 

  • Studentët që i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, të vërtetuara me vendim të Komisionit Mjeksor të Caktimit te Aftësisë për Punë (përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar).
  • Dokumentacioni i studentit;
  1. Formulari i aplikimit.
  2. Vërtetim nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), (për të dy prindërit).
  3. Vërtetim nga ISSH për përfitimin e pensionit të invaliditetit ose të pagesës si person me aftësi të kufizuara, (për të dy prindërit).
  4. Vërtetim origjinal me të cilin vërtetohet se të dy prindërit e studentit përfitojnë pagesë paaftësie nga njësia e qeverisjes vendore.
  5. Çertifikatëë familjare.
  6. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit aplikues.
  7. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
  8. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve (portali e-albania)/ose Njësia e Qeverisjes vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbi 18 vjeç të cilët nuk figurojnë si tatimpagues për ushtrimin e aktivitetit privat.

 

  • Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë:
  • Dokumentacioni i studentit
  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatëë familjare.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit aplikues.
  4. Vërtetim nga ISSH për të dy prindërit që janë pensionistë duke specifikuar edhe masën e pensionit.
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
  6. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve (portali e-albania, ose Njësia e Qeverisjes vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbi 18 vjeç të cilët nuk figurojnë si tatimpagues për ushtrimin e aktivitetit privat.

 

  • Studentët që kanë njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton.
  • Dokumentacioni i studentit;
  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatë familjare.
  3. Vërtetim nga ISSH për përfitimin e pensionit për njërin prind.
  4. Fotokopje e kartës së identitetit të studentit aplikues.
  5. Çertifikatë vdekjeje e prindit, për studentët të cilët kanë vetëm njërin prind.
  6. Vërtetim nga ISSH që prindi tjetër është në pension duke specifikuar edhe masën e pensionit.
  7. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
  8. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve (portali e-albania)/ose Njësia e Qeverisjes vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbi 18 vjeç të cilët nuk figurojnë si tatimpagues për ushtrimin e aktivitetit privat.

 

  • Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë.
  • Dokumentacioni i studentit;
  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatë familjare.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit të studentëve aplikues.
  4. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.
  5. Vërtetim se dy fëmijët e parë të familjes janë studentë nga Fakulteti përkatës ku janë student dhe vazhdojnë studimet.
  6. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve (portali e-albania) ose Njësia e Qeverisjes Vendore, për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbi 18 vjeç të cilët nuk figurojnë si tatimpagues për ushtrimin e aktivitetit privat.

 

  • Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;
  • Dokumentacioni i studentit
  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatë familjare.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit.
  4. Çertifikatën e vdekjes së dy prindërve.
  5. Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Shërbimi Social Shtetëror.
  6. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit;

 

  • Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, deri në moshën 25 vjeç;
  • Dokumentacioni i studentit
  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatë familjare.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit.
  4. Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore (nga të dy prindërit).
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.

 

  • Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç;
  • Dokumentacioni i studentit
  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatë familjare.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit.
  4. Vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës (Ministria e Brendshme) për përfitimin e statusit ligjor për trajtimin si viktima të trafikut të qënieve njerëzore.
  5. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.

 

  • Studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
  • Dokumentacioni i studentit
  1. Formulari i aplikimit.
  2. Çertifikatë familjare.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit.
  4. Çertifikatë vdekjeje e prindit që ka humbur jetën.
  5. Vërtetim nga Ministria e Brendshme për prindin e studentit që ka humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
  6. Vërtetim studenti nga sekretaria e fakultetit.

 

  • Studentë nga komuniteti Rom ose Egjiptian, të deklaruar me anë të vetëdeklarimit.
  • Dokumentacioni i studentit
  1. Formulari i aplikimit.
  2. Vetdeklarim të komunitetit (ose shkrese nga shoqata).
  3. Fotokopje e kartës së identitetit.
  4. Vërtetim Studenti.

 

  • Studentët fëmijë të ish-të dënuar dhe ish-të përndjekur politikë nga sistemi komunist ose femijë me prindër të dënuar me heqje lirie.
  • Dokumentacioni i studentit
    1. Formulari i aplikimit.
    2. Çertifikatë familjare ose personale.
    3. Fotokopje e kartes se identitetit.
    4. Vertetim Studenti.
    5. Vërtetim për statusin e të përndjekurit politik nga Ministria përkatëse.

 

  • Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, pa korrigjime, origjinal ose fotokopje të noterizuara dhe brenda 3 muajve të fundit.

 

  1. Studentët humbasin të drejtën e përfitimit në rast se:
  2. Studentët e vitit të dytë dhe të tretë që nuk kanë plotësuar kreditet për të kaluar në vitin pasardhës.
  3. Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi.

 

  • Dokumentacioni dorëzohet në Zyren e Studentit prane fakultetit përkatës.

SHKARKO FORMULARIN E APLIKIMIT